“E kam me vete zërin tënd”, Braçe prek me fjalët për Aneta Ramën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka ngushëlluar familjen Rama për humbjen e nënës së tyre, Aneta Rama, në moshën 82-vjeçare.

Braçe ka postuar një mesazh të veçantë në rrjetin e tij social për ndarjen nga jeta të nënës së kryeministrit Edi Rama.

“Të jesh në paqe mike e mirë! E kam me vete zërin tënd, revoltën që na bënte bashkë; Mirësinë TËNDE! Lamtumirë!”, shkruan Braçe.

Aneta Rama u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare.  Me profesionin mjeke stomatologe,  doktoreshë.

Ajo lindi në qytetin e Vlorës më 1 shtator 1939. Shkollën dhe arsimin e mesëm e mbaroi në qytetin e lindjes me rezultate të shkëlqyera.

Aneta Rama ka ndërruar jetë në orën 05.00 të mëngjesit të sotëm në shtëpinë e saj. Ajo ishte e sëmurë, ndërsa prej ditësh ndodhej e shtruar në spital. Një javë më ajo kishte lënë spitalin dhe qëndronte në shtëpinë e saj.

Kujtojmë se përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në orën 17.00 në varrezat e Sharrës dhe për shkak të pandemisë do të ketë numër të kufizuar njerëzish./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Më shumë se një lojë: Si ndikon shahu në zhvillimin mendor dhe emocional

Nga strategjia te kreativiteti – përfitimet surprizuese të shahut në jetën tuaj Shahu nuk është vetëm një garë mendore mes...

Dy lojtarë po i prishin punë Interit, njëri është Kristjan Asllani

Të tepërt, të padëshiruar. Kjo është sot situata e Taremit dhe Asllanit tek Interin. Sulmuesi iranian dhe mesfushori shqiptar nuk bëjnë pjesë në planet...

Mjekja përshkruan vuajtjet e fëmijëve që po vdesin nga kequshqyerja në Gaza

Fëmijët mund të vdesin nga kequshqyerja brenda dy muajve, ka paralajmëruar një mjek i një grupi bamirësie në Gaza. Duke folur për Saima Mohsin të Sky...

Patos, raportohet zjarr masiv në pyllin me pisha dhjetravjeçarë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë disa minuta më parë në pyllin me pisha dhjetravjeçarë në fshatin Gjinoqarë, Bashkia Patos. A2 raporton se...

Berisha-Dodik, ‘vëllezërit siamezë’ me kohë politike të përfunduar

Nga Namir Lapardhaja Ka një ngjashmëri të hatashme mes asaj që po i ndodh udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, dhe asaj që i...

Lajme të tjera

Web TV