Humbën nënën/ Familja Rama i drejtohet miqve me një mesazh: Ju lutem na mirëkuptoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme është ndarë nga jeta nëna e kryeministrit, Aneta Rama, lajm të cilin e ka bërë publik vet ai nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Rama është shprehur i pikëlluar për humbjen e saj  në moshën 82-vjeçare teksa ka shkruar se do i mungojë shumë të gjithëve.

Disa orë pas ndarjes nga jeta të nënës së kryeministrit, familja Rama i është drejtuar të gjithë miqve dhe familjarëve të tyre për ti mirëkuptuar në këtë ditë të vështirë dhe që nuk mund të presin ngushëllimet dhe pjesëmarrjen e tyre fizikisht në ceremoninë mortore.

 

Mesazhi i Edi dhe Olsi Rames

Përulësisht u lutemi familjarisht mirëkuptim të gjithë të afërmve e miqve të mirë, për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës sonë në banesën e fundit, në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithësecilit. I falenderojmë të gjithë për mesazhet prekëse që vazhdojnë ta na vijnë për humbjen e nënës sonë të shtrenjtë dhe e vlerësojmë shumë respektin e mirëkuptimin e kujtdo që do të donte të ishte edhe fizikisht pranë nesh në këtë ditë të vështirë.

Edi dhe Olsi Rama   /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Horoskopi ditor, 1 Qershor 2025

DASHI Do të flisni shumë me atë që keni në krah sot, por do ta kuptoni se nuk keni të...

Tronditet Lezha/ Ekzekutohet te dera e shtëpisë 57-vjeçari (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Talë të Lezhës, ku një 57-vjeçar është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta. Viktima...

PSG shkatërron Interin dhe shkruan historinë, francezët ngrenë trofeun e Championsit

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf historik 5-0 Interin në finalen...

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Lajme të tjera

Web TV