Ironia e fatit/ Dje kujtoi të atin, Rama sot humbi nënën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket tamam ironi e fatit, teksa një ditë më parë përmes një postimi të gjatë në Facebook, kryeministri Edi Rama kujtoi të atin e ndjerë, Kristaq Ramën.

Ai shkruante se Kristaq Rama do të mbushte 88- vjeç nëse një goditje fatale në zemër nuk do i kishte marrë jetën, duke shprehur dhimbjen për humbjen e babait të tij.

“Sot, si në çdo 31 korrik, kur unë e kujtoj me sytë e lagur tim atë, më rri para syve buzëqeshja e tij paqësore e pas çdo debati luftarak mes nesh gjatë viteve të rinisë sime të parë – kur unë flisja gjithnjë e më shumë dhe ai rezistonte gjithnjë e më pak”, shkruante kryeministri.

Për ironi të fatit, sot u nda nge jeta nëna e tij, Aneta. 82-vjeçarja vuante nga një sëmundje e vështirë dhe prej kohësh nuk ishte shfaqur në publik.

Në datë 4 korrik me rastin e 56 vjetorit të tij, kryeministri Edi Rama bëri postimin e fundit me nënën, ku shfaqej duke e përqafuar, ndërsa e shoqëronte me mbishkrimin ‘me gruan që më dha jetën’./Bl.Ba/Fjala.al

Mëngjesin e sotëm ama shprehu dhimbjen për vdekjen e saj, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush.

Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam”./Bl.Ba/Fjala.al

 

Të fundit

Kredi me zero interes për administratën, 10 ditë afat!

Kanë mbetur edhe dhjetë ditë afat për të aplikuar në blerjen e banese me kredi zero nga punonjësit e...

Gjesti dhe Egli të përvëluar, flasin me njëri-tjetrin: Më merr malli të të kem në krevat

Gjesti ka diskutuar me Eglin për raportin e tyre: Gjendja është e rëndë. Egli: Jemi mirë kështu siç jemi por është e vështirë këtu në të...

Pse është mirë të zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë

Ekspertët e gjumit këshillojnë që zgjimi në të njëjtën kohë çdo mëngjes pa marrë parasysh kur shkoni të flini dhe a punoni apo jo. Nëse...

Në Shqipëri do vijnë edhe emigrantët më të dhunshëm, 100 të parët transferohen nga Italia

Së shpejti, në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës do të mbërrijnë njëqind emigrantët e parë nga Italia. Qeveria italiane i ka dhënë dritën jeshile...

Integrimi Evropian, një dekadë në thuajse vendnumëro

Kryeministri Edi Rama dukshëm ka vendosur të bëjë fushatë me dy gjëra kryesore për zgjedhjet e 11 majit, në të cilat kërkon një mandat të katërt,...

Lajme të tjera

Web TV