Udhëtimi në gusht, përfitimet e pushimeve në këtë muaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vera është koha e pushimeve për shumë prej nesh, sidomos kur vendosim të udhëtojmë. Sidomos muaji më i përfolur për pushimet verore sigurisht që është gushti.

Në fakt, në këtë kohë, shumica prej nesh largohen me pushime, kështu që njerëzit vendosin të “stakojnë mendjen”. Sigurisht të udhëtosh në këtë periudhë të vitit ka argumenta pro dhe kundër, por aspektet pozitive mbizotërojnë nga pikëpamja mendore dhe shëndetësore.

Le të zbulojmë pra, se pse është mirë të udhëtosh për pushime në verë gjatë muajit gusht dhe cilat janë përfitimet e pushimeve verore.

Vera, cilat janë përfitimet e pushimeve?

Në verë, që të pushoni gjatë gushtit apo edhe në muajt e tjerë, është e rëndësishme që të “të stakoni mendjen” nga angazhimet tuaja. Për shumë njerëz, periudha e verës është e vetmja në të cilën është e mundur të shijohet një pushim në det ose në mal. Janë të ndryshme përfitimet kur shkojmë me pushime për trupin dhe mendjen. Nga pikëpamja fizike, të shkuarit me pushime, qoftë në det ose në mal, është shumë e dobishme. Një ndër to është se mund të thithni ajër të pastër dhe të rigjeneroheni. Edhe ecja në kontakt me natyrën mund të jetë pozitive për shëndetin tuaj.

Megjithatë, efektet më të dobishme janë nga pikëpamja mendore. Gjatë vitit njerëzit rrëmbehen nga rutina e punës dhe aktivitetet e përditshme, stresi, shkolla, aktivitetet e fëmijëve dhe kështu me radhë. Të pushosh për disa ditë është një mundësi për të çliruar plotësisht mendjen tuaj nga shqetësimet e përditshme, të vendosesh në pauzë jetën e trazuar për një moment. Pasi të ktheheni në qytet, në rutinën e zakonshme, do të ndiheni shumë më mirë.

Nga pikëpamja psikologjike, edhe thjesht ideja se do te shkoni me pushime mund të jetë rigjeneruese: përbën një synim për t’u arritur dhe që ju lejon ta përballoni më mirë punën, duke pasur parasysh një pushim të vogël të merituar.

Një përfitim tjetër në lidhje me pushimet verore është sigurisht edhe fakti i të jetuarit të një situate të ndryshme nga ajo normalja. Periudha e pushimeve mbetet në kujtimet e të gjithëve dhe bëhet pjesë e pasurisë së përvojave të jetës. Kjo varet nga vizitimi i vendeve të reja, takimi me njerëz të rinj. Me pak fjalë, sigurisht të udhëtosh është shumë e rëndësishme për çdo njeri.

Lexo edhe :  Vdekja e ukrainaseve/ Ndryshonin shpesh shtëpi për të shërbyer si punonjëse seksi

Pse është e bukur të udhëtoni në gusht: të gjitha aspektet pozitive

Pushimi gjatë verës është e rëndësishme dhe gjë e mirë, duke pasur parasysh edhe përfitimet që marrim. Por pse është mirë të pushoni në gusht? Sigurisht ka aspekte negative, të tilla si kostoja e pushimeve. Duke qenë se është piku i sezonit, shifrat janë shumë më të larta. Për më tepër, ekziston rreziku i gjetjes së kaosit në plazhe dhe jo vetëm. Por shumë njerëz mund të shkojnë me pushime vetëm dhe duhet të dimë se ka edhe aspekte pozitive.

Para së gjithash, pushimet gjatë muajit gusht janë pozitive sepse qytetet janë bosh dhe ekziston rreziku i mërzitjes. Në vend të kësaj, në vende me bregdet dhe male, të dedikuara për turizëm, ka shumë njerëz me të cilët mund të shoqëroheni. Duke qenë periudha më e kërkuar për pushime, është e mundur që të ketë disa evente në zonat turistike, ku mund të merrni pjesë. Në periudha të tjera të verës, mund të ketë më pak gjëra për të bërë, sidomos në mbrëmje.

Një tjetër aspekt i pushimeve në gusht është që të rimbusheni me “bateri” para shtatorit, muaji në të cilin aktivitetet e punës kthehen me kapacitet të plotë dhe fëmijët kthehen në shkollë. Në këtë mënyrë, edhe për fëmijët, kujtesa e pushimeve do të jetë ende gjallë dhe mendja e tyre do të jetë e gatshme të përballet me vitin e ri shkollor në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sidoqoftë, është shumë e rëndësishme që në verë të përpiqeni të qëndroni larg nga problemet dhe stresi. Këshilla është që të kufizohet përdorimi i teknologjisë dhe të preferoni një libër të mirë për të lexuar në kontakt me natyrën. Leximi i e-maileve të punës është tërësisht jo i këshillueshëm dhe kundërproduktiv. Edhe për fëmijët pushimi duhet të jetë totalisht relaksues./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

E kemi ditur gabim! Ja sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë. Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

E keni ditur? Ja pesë arsye përse duhet të konsumoni vezë më shpesh

Veza është një nga ushqimet më të shëndetshme për njeriun që ka pësuar një rikthim triumfues, pas pretendimeve për rolin e saj negativ në...

Këto janë shenjat më besnike dhe më të përkushtuara të zodiakut

Besnikëria mund të bazohet, përveç karakterit dhe edukimit, edhe në horoskopin e personave. Lexoni më poshtë cilat janë shenjat më të përkushtuara dhe më...

OKB miraton rezolutën për anëtarësimin e Palestinës, mes tyre Shqipëria

Misioni amerikan tha se Autoriteti Palestinez nuk i plotëson kriteret për anëtarësimin në OKB dhe se rezoluta nuk zgjidh shqetësimet e ngritura më parë...

Edi Rama si shpëtimtar I zgjedhjeve evropiane të Greqisë

Nga Mero Baze Takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi ka marrë një vëmendje të madhe të panevojshme nga shtypi dhe politika greke,...

Lajme të tjera

Web TV