Zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore/ Ja si humbi jetën “Flor Qorri” pas sherrit në Elbasan

Ka dalë ekspertiza mjeko ligjore e Florjan Lamçes ose i njohur ndryshe si “Qorri” i cili humbi jetën disa ditë më parë pas një sherri të rëndë me miqtë e tij.

Ekspertiza ka dalë në përfundimin se Lamçes i është çarë kafka me këmbën e karriges dhe si pasojë ka humbur jetën.

“Vdekja e tij është shkaktuar nga një goditje e fortë në kokë me këmbën e karriges, e cila i ka çarë kafkën, dhe, sërish nga goditjet, ai ka pësuar edhe një çarje të aortës në parakrahun e majtë”, thuhet në ekspertizë.

 

 

 

 

 

 

Analizat e gjakut si edhe të alkoolit u janë marrë edhe dy të dyshuarve të tjerë, Sokol Sanxhaktari si edhe Adriano Hajdari, ku paraprakisht që të dy kanë rezultuar të dehur në momentin që kanë kryer krimin. /Ra.My.Fjala.al/