Aksident i rëndë/Makina përmbyset jashtë rruge, plagoset 20-vjeçari (FOTO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Berat-Lushnjë pranë fshatit Otllak.

Një automjet tip “Opel” ka dalë nga rruga dhe pasi është rrokullisur disa herë ka përfunduar i përmbysur në tokat bujqësore të fshatit. Fillimisht kanë qenë banorët e fshatit ata që e kanë parë duke njoftuar menjëherë policinë.

Drejtuesi i mjetiti, Xh.M., 20-vjeç, ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shkak për aksidentin dyshohet shpejtësia jashtë normave të lejuara në momentin e aksidentit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/En.Br./Fjala.al