Maskat nuk të shëmtojnë, ato shpëtojnë jetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Blerina Balliu

Shkenca është e qartë: Maskat shpëtojnë jetë. Mbajtja e maskave u shpall e detyrueshme në shumë zona të Kinës që nga fillimi i virusit Corona. Shumë vende ndoqën shembullin e Kinës.

Por tashmë që kanë kaluar pothuajse 5 muaj nga fillimi i Covid-19 dhe shumë vende menduan se kaloi, shifra të larta infektimesh dhe vdekjesh po regjistrohen anembanë botës.

Këtu flasim edhe për Shqipërinë e cila tashmë prej më shumë se një muaj regjistron pothuajse çdo ditë mbi 100 raste të reja infektimesh dhe pothuajse nuk kalon më asnjë ditë pa regjistruar persona të cilët humbasin betejën me këtë virus.

Duke parë që situata është përkeqësuar sërish, Ministria e Shëndetësisë vendosi si rregull që mbajtja e maskave të bëhet e detyrueshme veçanërisht në ambiente e mbyllura, por a po zbatohen ky rregull?

Edhe nëse po, e gjitha kjo është për të mbrojtur veten tonë dhe të tjerët nga infektimi, prandaj o njerëz mos mendoni më se maska ju shëmton, apo nuk ju rri mirë, ajo nuk mund të shihet më si një veshje nëse të shkon apo jo, ajo është një aksesor që mbron jetën tuaj, të prindërve dhe të afërmve tuaj.

Nëse ende nuk e besoni se ky virus është i vërtetë mjafton të takoni të afërm të atyre që kanë të dashurit e tyre te Infektivi për të kuptuar rëndësinë e rrezikut që na kanoset dhe që mund ta parandalojmë me kaq pak kosto, vetëm një maskë.

Pse duhet të shohim çuditshëm kur një njeri ecën rrugës me maskë dhe nuk habitemi aspak kur shohim grumbuj njerëzish në plazhe, lokale, apo lulishte pa maska.

Kjo e fundit duhet të na indinjojë sepse nëse atyre nuk u dhimbset jeta, mua, ty dhe të dashurve tanë na kushton.

Lexo edhe :  Celibashi: Cenimi i votës së çdo kandidati në listën “e hapur” sjell pasoja ligjore!

Prandaj një ndërgjegjësim duke filluar nga vetja nuk i kushton askujt, mbani maskat ju lutem, mos sakrifikoni veten dhe të tjerët.

Logjika e detyrimit për të mbajtur maskë është se nëse të gjithë i përmbahen atij, ulet rreziku i përgjithshëm i infeksionit në shoqëri.

Ndërkohë kujtojmë se në vendin tonë ka shkuar në 161 numri i viktimave për shkak të koronavirusit, ku vetëm në 24 orët e fundit 4 persona kanë humbur jetën./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Washington Post”: Turistët amerikanë zgjedhin Shqipërinë midis vendeve evropiane

Turistët amerikanë po përgatiten për një verë të kushtueshme – duke i përshtatur pushimet e tyre në përputhje me...

“Iu luta me dorë në zemër, mos me Nokën”/ Dash Sula tregon përplasjen me Berishën!

Dash Sula, ka rrëfyer një moment të rëndësishëm që, sipas tij, mund të kishte ndryshuar rrjedhën e zhvillimeve brenda PD-së. "Unë i jam drejtuar me...

Votat e Diasporës, PS pranë përmbysjes së rezultatit në bastionin historik të demokratëve

Procesi i numërimit të votave të Diasporës vijon, me theks të veçantë te ato të ardhura nga Greqia. Deri më tani, Partia Socialiste ka...

Burrat kanë 2 herë më shumë gjasa të vdesin nga ‘sindroma e zemrës së thyer’

Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për dhimbjen psikologjike të një zemre të thyer - libra, këngë dhe filma të panumërt janë shkruar dhe...

Videoja e liderëve ‘bebe’me ‘AI’në Samitin e Tiranës bën ‘namin’në mediat ndërkombëtare

52 liderët e kontinentit evropian të kthyer në fëmijë përmes inteligjencës artificial teksa shprehen në gjuhën e tyre “Mirë se vjen në Shqipëri” është...

Lajme të tjera

Web TV