Meta kujton ikonën e futbollit shqiptar, Lefter Millon: Triumfues

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta kujton një nga ikonat e futbollit shqiptar, mesfushorin Lefter Millo, i cili do të festonte sot 54-vjetorin.

Meta shkruan në “Facebook” se “Futbolli ynë ka nevojë për modelin e vyer të Lefter Millos, i cili shkëlqeu edhe me ekipet më të mira të Greqisë, për shpirtin e tij të garës, dëshirën dhe vendosmërinë për të fituar, dhe jam i bindur se minoriteti grek do t’i japë sportit shqiptar të tjera talente dhe legjenda si ai”.

Mesazhi i Metës:

Si sot, 54 vite më parë, në Derviçanin e dashur, lindi një nga ikonat e futbollit shqiptar, mesfushori energjik i Luftëtarit, Partizanit dhe Ekipit Kombëtar, Lefter Millo, të cilin përherë do ta kujtojmë me respekt e mirënjohje.

I pagëzuar nga tifozët e dashamirësit me nofkën “Traktori”, për talentin dhe mjeshtërinë e rrallë në fushën e blertë, Lefter Millo, la gjurmë të thella e të paharruara në historinë e futbollit shqiptar, së bashku me shumë korifej të tjerë si Panajot Pano, Vasillaq Zëri, Arjan Xhumba e Arjan Bellai, të cilët edhe pse me kombësi greke, e nderuan me besnikëri dhe devocion fanelën Kuq e Zi dhe ngritën lart emrin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, duke u kthyer shembuj të jashtëzakonshëm për brezat e rinj e veçanërisht në simbole të bashkëjetesës së shkëlqyer ndëretnike në vendin tonë.

Futbolli ynë ka nevojë për modelin e vyer të Lefter Millos, i cili shkëlqeu edhe me ekipet më të mira të Greqisë, për shpirtin e tij të garës, dëshirën dhe vendosmërinë për të fituar, dhe jam i bindur se minoriteti grek do t’i japë sportit shqiptar të tjera talente dhe legjenda si ai.

U largua nga jeta aksidentalisht në kulmin e formës sportive, kur të gjithë prisnim të jepte maksimumin e tij, për të mbetur përgjithmonë në memorien tonë si fitimtari i dyluftimeve, i paepur, energjik dhe triumfues, për këdo që e adhuronte për karakterin dhe pasionin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e blertë.

Lexo edhe :  Zjarret vijojnë në Shqipëri, dy vatra mbeten ende aktive

Lefter Millo është shembulli se si një fëmijë fshati vetëm falë pasionit, këmbënguljes dhe talentit mund të arrijë majat e suksesit. Mezi pres të rikthehem në Derviçian për të nderuar këtë legjendë të futbollit Kuq e Zi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Dorëzohet Irani, shpall fundin e luftës 12-ditore: Të gatshëm për negociata!

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian shpalli “fundin e luftës 12-ditore” të imponuar nga Izraeli, në një mesazh drejtuar kombit të...

Një vendim historik për ndarjen e kishës nga shteti në shkollat publike të SHBA-së

25 qershor 1962 Në mes të shekullit të 20-të, Shtetet e Bashkuara po përballeshin me sfida të mëdha lidhur me rolin e fesë në jetën...

Berisha publikon pamje/ U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar ditën e sotme pamje dhe shifra, që sipas tij vërtetojnë se nga qeveria u dhanë 6...

Pas 12 ditë bombardimesh “hapet qielli” mbi Irak

Pas 12 ditësh ndërprerjeje totale të trafikut ajror civil mbi hapësirën ajrore të Irakut dhe Iranit, avionët kanë nisur sërish të fluturojnë mbi Bagdad...

Policia gjen fëmijën 4-vjeçar të humbur, rikthehet pranë prindërve

Një fëmijë rreth 4 vjeç është gjetur sot nga Policia e Elbasanit në qendër të qytetit, i pashoqëruar nga të afërm. Menjëherë pas identifikimit, Policia...

Lajme të tjera

Web TV