Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i PD miraton Komisionin e Vlerësimit/Basha: Në shtator nisim fushatën drejt fitores

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas Kryesisë, ishte dhe Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike që miratoi përbërjen e Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve të PD, pjesë e të cilit janë personalitete politike të PD dhe përfaqësues të shoqërisë civile e botës akademike.

Sipas vendimit të Kryesisë dhe të Këshillit Kombëtar, Komisioni përbëhet nga: Bujar Nishani, Kryetar i Këshillit Kombëtar, ish President i Republikës, ish ministër Besnik Mustafaj, ish Ministër i Jashtëm, themelues i PD Genc Ruli, ish ministër, themelues i PD
Enriketa Papa, pedagoge dhe historiane, studiuese e krimeve të komunizmit Mark Marku, pedagog, ish deputet

Komisioni i Vlerësimit do të bëjë seleksionimin e kandidatëve të propozuar për deputetë nga anëtarëisa e PD. Kjo është hera e parë në Shqipëri, kur kandidatët nuk përzgjidhen nga Kryetari i Partisë, por propozohen direkt nga anëtarësia dhe, më pas, seleksionohen nga një komision i posaçëm për t’iu dërguar sërish anëtarësisë për vendimmarrje.

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve, që po aplikon PD, është risi në politikën shqiptare dhe në gjithë rajonin tonë

Procesi, ku anëtarësia e PD u përfshi, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm me propozimin e një numri të madh kandidatësh, u vlerësua nga kryetari Basha për gjithëpërfshirjen dhe demokratizimin e mëtejshëm të funskionimit të PD.

“Emrat e propozuar nga anëtarësia përbëjnë një korpus të rëndësishëm për administrimin e qeverisjes që shqiptarët do t’i besojnë PD-së dhe aleatëve të saj në zgjedhjet e ardhshme. Përmes ketij procesi, ne kemi të identifikuar jo vetëm ata që do të përzgjidhen për kandidatë për deputetë, por edhe drejtues të qeverisjes vendore, këshillave bashkiakë dhe qeverisjes qendrore. Më të mirët e më të mirëve për të sjellë ndryshimin që presin shqiptarët, zhvillim dhe punësim”- u shpreh lideri i opozitës gjatë mbledhjeve të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar.

Lexo edhe :  6 vite burg kush blen vota, 7 për atë që e shet

Anëtarësia do ta thotë fjalën e saj përsëri në shtator, kohë kjo, kur, siç u shpreh Lulzim Basha, opozita nis, de facto, fushatën elektorale për të mos u ndalur deri në fitoren e zgjedhjeve.

“Muaji gusht do të jetë muaj pune intensive. Krahas perzgjedhjes së kandidatëve ne do të finalizojmë programin qeverisës të vendit, do të ngremë strukturat drejtuese të fushatës elektorale dhe organizojmë partinë për zgjedhje, duke nisur nga qendra e votimit e deri tek selia qendrore në Tiranë. Në shtator nisim fushatën elektorale, e cila do të mbyllet me fitorën e zgjedhjeve dhe hapjen e nje kapitulli te qeverisjës për qytetarët dhe me qytetarët”,- u shpreh Basha.

Të fundit

Dita më e shkurtër në histori. Çfarë do të ndodhë sot në Tokë!

Sot pritet të jetë një nga ditët më të shkurtra në historinë e planetit tonë, pasi do të humbasim...

Richard Burton, zëri i thellë i tragjedisë dhe pasioni që dogji skenën dhe jetën

5 gusht 1984 - vdekja e aktorit në moshën 58-vjeçare Richard Burton (1925–1984), aktori uellsian me zë bariton dhe prani magnetike, mbetet një nga figurat...

“Prekali dhe Ura e Shtrenjtë, perla të fshehura”, Rama promovon mrekullitë e Shkodrës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale pamje mbresëlënëse nga Prekali dhe Ura e Shtrenjtë, dy prej thesareve natyrore të qarkut...

Vijon puna për Rivlerësimin Strategjik të Mbrojtjes, tre prioritetet e Shqipërisë

Në Bazën Ajrore të Farkës vijon puna për Rivlerësimin Strategjik të Mbrojtjes (RSM) me fokus investimet në modernizim, vlefshmërinë ajrore sipas standardeve të NATO-s...

Presidentja e RMV: Jemi të turpëruar nga thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në Kumanovë

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ka thënë se populli maqedonas është i turpëruar nga thirrjet fashiste ndaj shqiptarëve, nga tifozët në...

Lajme të tjera

Web TV