Mjeku jep shpresë: Ja pse në Shqipëri situata nga virusi është e menaxhueshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Epidemiologu Ilir Alimehmeti me anë të një publikimi tregoi një studim që bën një analizë të situatës aktuale të Covid për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të tjera rreth nesh.

Mjeku bën me dije se situata në Shqipëri është ende e menaxhueshme, pasi ende nuk ka një transmetim komunitar por në grupe rastesh.

ANALIZA e Ilir Alimehmetit:

Ku ndodhen shtetet e Ballkanit Perëndimor ne situatën epidemiologjike?

Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Përgjithshme i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kur deklaroi pandeminë sqaroi edhe qe:

“…Nëse shtetet hetojnë, testojnë, trajtojnë, izolojnë, gjurmojnë dhe mobilizojnë personelin e tyre (ne përgjigjen ndaj infeksionit), shtetet me pak raste COVID-19 mund te evitojnë qe ato raste te kthehen ne grupe, dhe qe ato grupe te kthehen ne transmetim komunitar…”

OBSH nuk ka një përkufizim specifik për transmetimin ne grup (cluster transmissions). Ky përkufizim mund te përdoret për te përshkruar infektime qe janë shume te përqendruara ne një lokalitet te kufizuar, shpesh brenda familjes apo rrethit te ngushte profesional ose shoqëror.

Ne keto raste, burimi i infektimit njihet dhe mund te gjurmohet prapa.

Sipas OBSH-se: “Transmetimi komunitar evidentohet nga paaftësia për te lidhur gjurmët e rasteve te konfirmuara përmes zinxhirit te transmetimit për një numër te madh te këtyre rasteve.”

Pra, permes nje thjeshtimi epidemiologjik mund te themi se ne gjuhen e semaforit:

E gjelbër – Raste sporadike me COVID-19 ose aspak raste

E verdhe – Grupe rastesh me COVID-19

E kuqe – Transmetim komunitar i COVID-19

Sipas Raportit te Situatës nr. 195 te OBSH (2 Gusht 2020), te bashkëngjitur:

Shqipëria – Grupe rastesh

Maqedonia e Veriut – Grupe rastesh

Lexo edhe :  Horoskopi ditor, 7 Korrik 2025

Mali i Zi – Grupe rastesh

Kosova – Transmetim komunitar

Serbia – Transmetim komunitar

Bosnje-Hercegovina – Transmetim komunitar

Po ashtu, si Grupe Rastesh paraqiten edhe vendet e BE-se fqinje si Italia, Greqia, Kroacia, Sllovenia

Pra, shtetet me grupe rastesh janë ende epidemiologjikisht ne gjendje qe te evitojnë përkeqësimin e situates duke:

Ruajtur distancën fizike (2 metra)

Ruajtur higjienën e rregullt te duarve

Mbajtur maskën nëse nuk ruhet dot distanca fizike.

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV