Si e merr “peng” trupin koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Virusi që shkakton COVID-19 transmetohet përmes stërkalave, të padukshme të përcjella në ajër kur një person i infektuar kollitet ose teshtin. Atëherë këto stërkala mund të “zbresin” tek njerëzit që janë afër ose sipërfaqe që prekin të tjerët.

Nga atje, këto grimca virale mund të kalojnë nga duart e njerëzve në hundët ose gojët e tyre, ku thithen në pjesën e pasme të fytit dhe rrugëkalimeve të hundës. Transmetimi gjithashtu mund të ndodhë kur një person prek sytë.
Grimcat virale janë të pajisura me proteina në formë gishtash. Këto maja, janë ato që u mundësojnë grimcave të lidhen me receptorët në sipërfaqen e qelizave, si një çelës që hap një derë të mbyllur, shpjegon Carl Fichtenbaum, një specialist i sëmundjeve infektive në Kolegjin e Mjekësisë në Universitetin e Cincinnatit. Sapo të hapet ajo derë, “virusi është në gjendje të fillojë procesin e hyrjes brenda dhe replikimit,” thotë ai. Virusi derdh materialin e tij gjenetik, ose ARN-në, në qelizë, shkruan Bota.al.
Kjo i mundëson virusit të marrë kontrollin e metabolizmit të qelizës dhe makinerisë së replikimit, për të prodhuar më shumë kopje të ARN së vet.
Teksa virusi shumëfishohet, ai nxit reagimin e imunitetit të trupit. Simptomat zhvillohen pasi indet më parë të shëndetshme dëmtohen dhe pësojnë inflamacion, dhe mund të përfshijnë një dhimbje të fytit, lodhje, kollitje dhe, ndonjëherë, temperaturë. Dhe nëse virusi shkon mjaft larg në mushkëri, thotë Fichtenbaum, mund të shkaktojë marrje fryme dhe dhimbje në gjoks.
Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

GJKKO i caktoi “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitetet në SPAK

GJKKO i caktoi “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitetet në SPAK (vijon)

Ndre Mjeda, fjala si besim, poezia si atdhe

1 gusht 1937 – Vdekja e klerikut poet Nga Leonard Veizi Në agun e zymtë të shekullit XIX, kur Shqipëria ishte ende e mbyllur në prangat...

TMERR në Vaun e Dejës, i moshuari gjendet i varur në oborrin e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Vaun e Dejës, ku një persona ka humbur jetën. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në...

Meloni në telashe, Gjykata Europiane rrëzon qeverinë italiane për emigrantët në Shqipër

Gjykata Europiane e Drejtësisë (GJED) ka rrëzuar qeverinë italiane dhe i ka dhënë të drejtë padisë kundër procedurës së kufirit në qendrat e pritjes...

Kosova heq tarifën ndaj mallrave amerikane

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur të premten se Kosova do ta heqë tarifën doganore ekzistuese prej 10 për...

Lajme të tjera

Web TV