Ish-mbreti i Spanjës largohet nga vendi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pallati mbretëror i Spanjës, ka bërë me dije se ish mbreti Juan Carlos  do të largohet nga vendi, vetëm disa javë pasi emri u tij u ndërlidh me një hetim të dyshuar për korrupsion.

Juan Carlos, 82 vjeç, e bëri njoftimin përmes një letre dërguar djalit të tij, Felipe, të cilit i dha pushtetin gjashtë vjet më parë.

Ai tha se do të ishte në dispozicion, nëse prokurorët duan ta intervistojnë. Në qershor, Gjykata Supreme e Spanjës hapi një hetim mbi dyshimin e përfshirjes së Juan Carlos në një kontratë me Arabinë Saudite.

Ende nuk dihet se në cilin vend do të banojë ish-mbreti i Spanjës. Ai vlerësohet se ndihmoi Spanjën në mënyrë paqësore të rivendoste demokracinë, pas vdekjes së diktatorit, Francisco Franco më 1975. Mbreti Felipe falënderoi Juan Carlos për vendimin e tij, duke nënvizuar “rëndësinë historike që përfaqëson babai i tij ” për demokracinë në Spanjë.

Monarkët spanjollë kanë imunitet gjatë mbretërimit të tyre, por Juan Carlos abdikoi në vitin 2014, duke e lënë potencialisht veten të prekshëm nga ndjekja penale

Letër e plotë 

I udhëhequr nga dëshira ime për të bërë atë që është më e mira për t’i shërbyer popullit spanjoll, institucioneve të tij dhe ju si mbret, unë po ju informoj për vendimin tim për të lënë Spanjën

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Horoskopi ditor, 13 Korrik 2025

Dashi Do kaloni një site shume romantike sot ju qe jeni ne çift dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Partneri...

13 korrik 1793/ Vrasja e Jean-Paul Marat, martirit të Revolucionit Francez

Më 13 korrik 1793, një nga figurat më të spikatura dhe më kontradiktore të Revolucionit Francez, gazetari dhe politikani radikal Jean-Paul Marat, u vra...

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar të qytetit dhe vepra nga...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Lajme të tjera

Web TV