test

Lëshohet urdhër-arresti për deputetin kosovar, pjesë e mashtrimit me 25 mijë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar të martën urdhër-arrest ndaj deputetit Etem Arifi, i dënuar me vendim të formës së prerë për mashtrimin me subvencione, që kapin shumën mbi 25 mijë euro.

Urdhri është lëshuar me qëllim për ta dërguar atë në vuajtje të dënimit me burg. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se i dënuari E. A e ka pranuar vendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës, me të cilin i është refuzuar ankesa si e pabazuar dhe është bërë i plotfuqishëm vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë. I dënuari E.A është dashur që pas pranimit të vendimit të lajmërohet në Qendrën për vuajtjen e dënimit me burg, por pasi që i njëjti nuk është lajmëruar, Gjykata ka lëshuar urdhëresë për ndalim, arrestim dhe dërgimin e të njëjtit në vuajtje të dënimit me burg”, tha Gashi në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Arifi është i dënuar me një vite tre muaj burgim për veprën penale “mashtrim me subvencione”.

Sipas vendimit të gjykatës, deputeti Etem Arifi, së bashku me Bajram Gashin, drejtor i OJQ-së “Zëri i Ashkalinjve”, kanë përvetësuar rreth 26 mijë euro.

Etem Arifin,është deputet në Kuvendin e Kosovës nga Partia e Ashkalive për Integrim.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Sali Berisha mbetet “non grata” në Britani! Ish kryeministri humb gjyqin në Londër

Sali Berisha do të vijojë të jetë 'non grata', çka do të thotë se do të ketë të ndaluar...

A do përballet bota me një virus po aq të rrezikshëm sa Covid-19? Çfarë thonë ekspertët!

Dështimi i fundit i komunitetit ndërkombëtar për të përfunduar një marrëveshje globale për pandeminë lë boshllëqe të mëdha në kapacitetin për t’u marrë me...

Lavdëroi Biden, aleati i Trump sulmon kancelarin gjerman

Një ish-zyrtar i lartë i Pentagonit gjatë administratës së Trump vuri në dyshim të dielën, sulmoi kancelarin gjerman Olaf Scholz pasi lavdëroi Presidentin Joe...

Urdhri i Rrumbullakut/Vettingu në Polici, efektivët do deklarojnë edhe dhuratat që marrin

Procesi i vetting-ut do të aplikohet edhe në Policinë e Shtetit. Punonjësit e Policisë do t’i nënshtrohen një procesi për verifikimin e integritetit. Drejtori i...

Gjimnazistët do të përballen me testin e matematikës, zbulohet data

Rreth 27 mijë maturantë do ti nënshtrohen të martën provimit të tretë, atij të matematikës. Ashtu si dhe në dy testet e para gjimnazisëtët duhet...

Lajme të tjera

Web TV