Rikthehet edhe Liga e Evropës, të mërkurën dhe të enjten të gjitha ndeshjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka munguar për mëse 4 muaj, por futbolli i madh do të rikthehet më në fund në ekranin e Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar. Të mërkurën, transmetuesi publik do të sjellë për sportdashësit duelin e turit të 16-shes, midis Interit dhe Hetafésë.

Veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës, rikthehet në fushën e blertë pas mëse 4 muajsh, për shkak të epidemisë së shkaktuar nga virusi korona dhe përmbyll të mërkurën dhe të enjten turin e 16-shes. Në fakt, ky tur ka një të veçantë, pasi nga 8 çifte, 6 prej tyre i patën mbyllur ndeshjet e para dhe në mesjavë do të luajnë ndeshjet e kthimit.

Ndërkohë, dy çifte nuk arritën t’i luajnë dot as ndeshjet e para, për shkak të shpërthimit të epidemisë në Itali dhe Spanjë dhe tanimë organizmi që qeveris futbollin kontinental, UEFA, ka vendosur që fati i këtyre dy çifteve të vendoset në një takim të vetëm. Kështu, përballja midis Interit dhe Hetafesë, që do të luhet të martën, dhe Seviljes dhe Romës, që do të luhet të mërkurën, do të diskutohen në një ndeshje të vetme, që për më tepër, do të luhet në fushë asnjëanëse, në Gjermani.

Kështu, përballja e së mërkurës, Inter-Hetafe, që luhet në Stadiumin “ArenaAufSchalke” të Gelsenkirshenit, do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH 1, duke nisur nga ora 21:00. Ndërkohë, në kanalin RTSH Sport do të vijnë drejtpërdrejtë të gjithë golat e 4 takimeve të së mërkurës, ashtu sikundër edhe të enjten, do të vijnë drejtpërdrejtë të gjithë golat e 4 çifteve të tjera.

Në çiftet e së mërkurës, Shahtjori i Donjeckut do të synojë të mbrojë në fushën e vet fitoren 2-1 të arritur në ndeshjen e parë ndaj Volfsburgut në Gjermani, ashtu sikundër do të synojë të mbrojë në fushë të huaj ndaj Kopenhagës edhe Istambul Bashakshehiri, që e fitoi minimalisht duelin e parë që luajti në shtëpi. Mançester Junajtid pritet të bëjë formalitetin në shtëpi përballë Linzer ASK-së, pasi e ka fituar thellë, 5-0, takimin e parë në Austri.

Lexo edhe :  Lamine Yamal ‘tërbon’ edhe Haalandin: Ky djalë është i jashtëzakonshëm

Kurse të enjten, përveç duelit të drejtpërdrejt, Sevilja-Roma, në çiftet e tjera, Bajer Leverkuseni pret Gllasgou Rejxhërs pas fitores 3-1 të arritur në ndeshjen e parë në Skoci, ashtu sikundër synon të bëjë edhe Bazeli përballë Eintrahtit të Frankfurtit, pasi e ka fituar 3-0 ndeshjen e parë në Gjermani. Në çiftin e fundit, Vulverhempton Uondërërs presin në Angli Olimpiakosin teksa ndeshja e parë midis tyre, e luajtur në Greqi është mbyllur në barazim 1-1.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

“Përmbyllim një rrugëtim, nisim një mision!”Berisha njofton mbylljen e fushatës në Tiranë

Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të mbyllim më 9 maj fushatën për zgjedhjet e 11 majit. Pas...

Këngëtarja shqiptare zbulon betejën me tumorin në tru: Deri para disa javësh nuk e dija..

Këngëtarja shqiptare me karrierë në SHBA, Rinesa — e njohur për publikun si Rinesance — ka prekur ndjekësit me një rrëfim prekës në rrjetet...

Gjermani/ Rregulla më të ashpra për migracionin dhe më pak punëtorë nga Ballkani

Rregulla më të ashpra për migracionin dhe më pak punëtorë nga Ballkani Perëndimor, sipas marrëveshjes së re të koalicionit në Gjermani. Në një moment me...

Pse Evropës i duhet një fond i përbashkët mbrojtjeje – jashtë Bashkimit Europian

Simon Nixon Nga të gjitha tronditjet që kanë goditur Evropën në tre muajt e fundit, asnjë nuk është më shkatërruese se vetëdijesimi se kontinenti ndoshta...

Sulmi nga India/ Mbi 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Pakistan, mes tyre fëmijë

26 persona u vranë, përfshirë fëmijë, dhe 35 u plagosën, tha zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze pasi India nisi sulme ushtarake ndaj objektivave në Pakistan...

Lajme të tjera

Web TV