Një shpërthim që ndodhi në Beirut ka shkaktuar të paktën 10 humbje jetë dhe qindra të plagosur. Kryeministri i Libanit, Hassan Diab ka njoftuar se nesër do të shpallet “ditë zie kombëtare”.
Dëshmitarët në vendngjarje shihen të frikësuar nga shpërthimi jashtëzakonshëm.
Vendi ku ndodhi shpërthimi ishte një magazinë në të cilën strehoheshin lëndë plasëse, shkruajnë mediat e huaja.
Sipas autoriteteve, të paktën 10 persona kanë ndërruar jetë në spital, mbi 100 janë plagosur dhe disa të tjerë janë bllokuar në ndërtesat e shembura përreth zonës së shpërthimit.
Autoritetet e spitalit kryesor në Bejrut kanë deklaruar se janë jashtë kapacitetit për shkak të numrit të lartë të të plagosurve.
Gazetari i Sky News që ndodhej në qytet tha se asnjë ndërtesë dhe makinë nuk ka shpëtuar pa ndonjë lloj dëmi.
Libani po kalon një krizë të madhe ekonomike dhe humanitare për shkak të konflikteve të vazhdueshme në vend. Pandemia e Covid-19 e ka rënduar më tepër këtë situatë dramatike për libanezët.
la.mi/Fjala.al