U largua nga familja mbretërore, habit urimi i Mbretëreshës për ditëlindjen e Meghan-it

Meghan Markle feston sot 39-vjetorin e lindjes, megjithatë ajo që i ka habitur të gjithë ka qenë urimi i Mbretëreshës Elizabeth.

Mbretëresha e ka quajtur Markle sërish Dukeshë të Sussex-it, ndonëse kjo e fundit ka hequr dorë nga roli mbretëror.

Faqja zyrtare e Royal Family ka nxjerrë një foto ku shihet Meghan krah Elizabeth dhe shkruhet: “I urojmë Dukeshës së Sussex Gëzuar Ditëlindjen!”

Rikujtojmë që Harry dhe Meghan hoqën dorë nga familja mbretërore për të jetuar si të pavarur financiarisht.

Çifti së bashku me djalin e tyre Archie u shpërngulën në Kanada dhe burime pranë tyre kanë treguar se janë më të lumtur se kurrë.ka.ta/Fjala.al/