“Vaksina për COVID-19 s’ka garanci”/Ekspertët gjermanë: Do ta kemi së shpejti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse e gjithë bota është në kërkim të një vaksine kundër Covid-19, ekspertët e OBSH-së janë skeptikë dhe thonë se kundër virusit Corona nuk do të zbulohet kurrë ndonjë “kurë çudibërëse”.

Shumë gjëra janë ende të pashpjeguara në lidhje me virusin Corona. Prandaj drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dhe Drejtori i Emergjencave i OBSH-së, Mike Ryan, paralajmërojnë autoritetet e të gjitha vendeve që të zbatojnë me rigorozitet rregulla standarde, si mbajtja e maskave, larja e shpeshtë e duarve, mbajtja e një distance fizike dhe testime për koronën, shkruan DW.

“Mesazhi për njerëzit dhe qeveritë është i qartë: maska duhet të bëhet “simbol i solidaritetit” në të gjithë botën” – tha Tedros gjatë një konference për shtyp në Gjenevë. Rruga për rikthimin në normalitet do të jetë e gjatë.

“Nuk ka garanci për vaksinë efektive”

Sipas dy ekspertëve të OBSH-së kundër virusit Corona nuk do të zbulohet kurrë ndonjë “kurë çudibërëse”. Aktualisht janë në fazën e tretë vendimtare të zhvillimit klinik një numër vaksinash, “dhe të gjithë shpresojmë të kemi një varg vaksinash që mund të mbrojnë njerëzit nga infeksioni”, thanë Tedros dhe Ryan. Sidoqoftë nuk ka asnjë garanci për një vaksinë plotësisht efektive. Ndoshta vaksinat do të ofrojnë mbrojtje kundër SARS-CoV-2 vetëm për disa muaj.

Optimizëm nga Gjermania

Kurse ekspertët e Institutit “Paul Ehrlich” që është përgjegjës për miratimin e prodhimeve mjekësore në Gjermani dhe në këtë mënyrë edhe për vaksinat e reja, mendojnë krejtësisht ndryshe.

Presidenti i këtij instituti, Prof. Dr. Klaus Cichutek, tha në televizionin publik gjerman ZDF se është i sigurt që së shpejti do të ketë një vaksinë kundër virusit Corona. Rezultatet e para të studimeve klinike tregojnë që “disa vaksina vërtetë mund të nxisin një reagim specifik të imunitetit të njeriut ndaj SARS-CoV-2”, tha ai.

Lexo edhe :  Trump sfidon Apple me telefonin e tij të ri?

 

Bo.Ba/fjala.al

 

Të fundit

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla/Nxënësit më të përqendruar dhe socialë

Smartphonet shpërqendrojnë dhe ndikojnë negativisht në rezultatet shkollore. Kjo është një çështje e nxehtë që nuk njeh kufij dhe...

Sa fiton një ushtar rus që shkon në frontin e luftës?

Nga raportimet më të fundit të mediave ndërkombëtare, ushtarët rusë që pranojnë të luftojnë në frontin e Ukrainës mund të fitojnë deri në 5.2...

Tarifat doganore, sot takimi kyç mes Trump dhe von der Leyen!

Përveç ndonjë surprize të madhe, sot Donald Trump dhe Ursula von der Leyen do të vendosin në 15% tarifën doganore mbi mallrat evropiane të eksportuara në...

“Të shpëtosh jetë duke rrezikuar jetën tënde”/ Mirënjohje për të gjithë efektivët

Përmes një postimi në Facebook këtë mëngjes, Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e tij për të gjithë efektivët e angazhuar në...

Sir Walter Raleigh sjell duhanin e parë nga Virxhinia në Angli

Në vitin 1586, eksploruesi dhe oborrtari anglez Sir Walter Raleigh solli në Angli duhanin e parë nga kolonitë e Virxhinias, duke shënuar fillimin e...

Lajme të tjera

Web TV