“Vetëm ky s’më zhgënjen”/Saimir Tahiri shpërndan postimin e Berishës (FOTO)

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka postuar së fundmi në rrjetet sociale disa foto nga pushimet e tij në mal.

Ndërkohë që një prej fotove të tij, e ka postuar dhe ish-kryeministri Sali Berisha por me montazh duke i vendosur disa bimë kanabisi prapa dhe shkruan “Hashash pushimet”.

E papritur ka qenë reagimi i ish-ministrit i cili ka shpërndarë në faqen e tij në rrjetet sociale postimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, që flet pikërisht për të, me mesazhin “Vetem ky s’me zhgenjen kurre ???”.

/En.Br./Fjala.al