Bardh Spahia: Testet serologjike dalin me rezultat të gabuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i PD Bardh Spahia, me anë të një statusi në “Facebook” shprehet se edhe testet serologjike po dalin me rezultat të gabuar, duke shtuar se edhe këtë herë qeveria hesht.

Spahia thotë se ka ndodhur tek personeli shëndetësor , vetë laboratori i QSUT, ku një anëtar i këtij personeli testohet tek laboratori i QSUT dhe del negative dhe përsërit testin serologjik tek spitali amerikan e del pozitiv!!!!

Më tej, Spahia ngre një sërë pyetjesh ndaj qeverisë, duke thënë se ky është një skandal i madh qeveritar.

Postimi i Bardh Spahisë:

EDHE TESTET SEROLOGJIKE ME REZULTAT TE GABUAR, QEVERIA HESHT!

Pas tamponëve që nuk japin rezultatin e saktë, vijnë denoncime edhe për testet serologjike! Ka ndodhur tek personeli shëndetësor i vetë laboratorit të QSUT! Një anëtar i këtij personeli testohet tek laboratori i QSUT dhe del negativ. Përsërit testin serologjik tek spitali amerikan dhe del pozitiv!!!!

A kemi problem me procedurat e testimit apo kitet e përdorura? Si ka mundësi që i njëjti test del me rezultate të ndryshme në dy laboratorë të ndryshëm?

A kemi një situatë edhe me testet serologjike, si me tamponët që rezultojnë fals negativë? Pse vazhdon mungesa e transparencës për këtë situatë?

Kjo qeveri nuk i është përgjigjur asnjëherë pyetjes, se a po përdor testet e marra nga Kina të cilat, për shkak se nxirrnin rezultat fals, u kthyen mbrapsht nga Spanja e para e më pas vende të tjera të Europës!

Akoma më serioze është situata, pasi mbetemi vendi me numrin më të ulët të testeve në rajon, edhe ato me rezultate të dyshimta!

Serbia: 80 519 teste/1 milionë banorë

Mali i Zi: 58 515 teste /1 milionë banorë

Lexo edhe :  Marinsat amerikanë dhe Flota Detare stërviten në Durrës, Rama publikon pamjet

Maqedonia e Veriut 51 300 teste /1 milionë banorë

Bosnje Hercegovina: 43 910 teste /1 milionë banorë

Shqipëria: 13 033 teste/1 milionë banorë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Kosova është zemra e Shqipërisë”/ Tifozat Kuqezi ndezin Tiranën

Me këngë patriotike në sfond, brohorima dhe thirrjet “Kosova është zemra e Shqipërisë”, ka nisur në Tiranë festa e...

7 qershor 1905, si u bë shpërbërja e bashkimit Suedi-Norvegji

Përgatiti: Leonard Veizi Më vitin 1814 Norvegjia bashkohet me Suedinë nën një mbret. Në vitin 1905 Norvegjia shpall shpërbërjen e bashkimit. Ky është një nga rastet e...

Kronikë ëndrrash e darametesh!

Nga Agron Gjekmarkaj Prej muajsh ka rënë myshku mureve të “kronikës” e ndryshku mbi penën e saj! Një ëndërr mu faneps kësaj nate e cila...

Sir Kristofer Li, Kalorësi i Errësirës dhe legjenda e ekranit botëror

7 qershor 2015 Nga fushat e luftës te ringjet e Drakulës dhe galaktikat e Star Wars-it, një jetë më e pabesueshme se çdo film. Përgatiti: Leonard...

Mijëra tifozë nga Kosova drejt Tiranës për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Dita e sotme ka krijuar një varg kilometrik në Rrugën e Kombit, ku me mijëra tifozë nga Kosova po vijnë drejt Tiranës për ndeshjen...

Lajme të tjera

Web TV