Nga Eduart Gjokutaj/ Me mendje të hapur nga konkurueshmëria ekonomike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduart Gjokutaj

Ecuria e ritmeve të  rritjes së fuqisë punëtore në vitet e fundit nuk lidhet vetëm me problemet e mbartura dhe ato të krijuara nga ekonomia e brendshme. Siç është vërejtur nga një grup analistësh ekonomikë, pjesëmarrja ende e ulët e fuqisë punëtore në ekonomi po ndodh më së shumti për shkak të egzistencës së problemeve serioze strukturore me ekonominë.

Kjo situatë kërkon të trajtohet si një rast menaxhimi rrisku. Struktura aktuale ekonomike është prezantuar si një problem që ka të bëjë me tranzicionin dhe ndikimin e krizës globale, përzier me keqdrejtim të qeverive, të pranuara de facto si ndikuese në ekonominë e mbi dy dekadave. Por, ende vijohet të investohet drejt një modeli ekonomik mbi shërbimet dhe tregtinë, pa hyrë në thelbin e ekonomisë shqiptare që ta pergatitin të konkurojë së pari me vetveten dhe për tu bërë konkuruese jashtë dimensioneve të tregut aktual.

Treguesit e eksporteve të ekonomisë shqiptare në vitet e fundit dhe renditja e saj në indeksin e konkurrencës tregojnë se nevojiten përpjekje intensive për të krijuar një mjedis të qëndrueshëm për investime në sektorët e eksportit. Treguesit e bazuar në anketime sugjerojnë se konkurrenca e Shqipërisë është përmirësuar, por vazhdon boshllëku i konkurrencës me vendet e rajonit. Renditja e Shqipërisë në lehtësinë e të Bërit Biznes 2018  u përmirësua. Por, vendet e tjera të Ballkanit si: Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Mali i Zi po ecin më shpejt.

Pengesat më të mëdha për një ekonomi të pastrukturuar drejt prodhimit dhe konkurueshmërisë në Shqipëri janë edhe institucionet që nuk arrijnë të jenë në gjendje të tregojnë aftësitë e kërkuara për tregun konkurues. Po ashtu,  një sistem tatimor që po bëhet kompleks nga vitit në vit, kreditimi i biznesit jo i plotë dhe mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar janë një pasqyrë që reflekton diferencat që ndikojnë secila dhe së bashku në konkurueshmërinë efikase.

Për të adresuar këto boshllëqe, është fakt se ka filluar intensivisht mbushja e disa prej tyre. Së pari, mbushja e boshllëqeve infrastrukturore, sektori i transporteve është duke hyrë në rrugën e projekteve të mëdha, të tilla si: rritja e kapaciteteve gjeneruese dhe transmetuese energjetike, rritja e kapaciteteve rrugore dhe aeroportuale (për të reduktuar kostot e transportit dhe për të adresuar besueshmërinë e sektorit të energjisë). Së dyti, sheshimi i boshllëqeve nga mungesa e një agroindustrie konkuruese me vendet e rajonit me diversitetin e saj. Ka një qasje drejt një bujqësie me cikël të mbyllur dhe të integruar, si dhe drejt një infrastrukture të lehtë blegtorale dhe detare në funksion të krijimit të turizmit me vlerë të shtuar ekonomike.

Lexo edhe :  “Aleancat” e dështuara kundër Tiranës

Megjithatë duhet të presim për të parë nëse mos kjo fazë është nga ato vrulle që marrin qeveritë në fillim të mandatit.

Ndërkohë, rritja e kursimeve të brendshme me një trend rritës nga 2015 nuk ka arritur ende nivelet e një dekade më parë, fakt ekonomik që reflektohet te problemi me sundimin e ligjit dhe te rritja e efikasitetit të tregut të punës.

Nga ana tjetër, kompleksiteti i sistemit tatimor vendos një barrë të konsiderueshme mbi biznesin pa qenë e nevojshme që të jetë e tillë, për madhësinë e ekonomisë shqiptare. Edhe pse politika fiskale ka vite që prezanton një situatë miqësore dhe në funksion të thjeshtimit të procedurave tatimore, sfidat e implementimit mbeten me gjithë konstatimet për përmirësim të aktivitetit të administratës tatimore.

Por çdo të thotë kompleksitet për taksat?

Politika fiskale e ndikon rritjen ekonomike nëpërmjet katër drejtimeve kryesore: ofertës për vende pune, kapitalit fizik, kapitalit njerëzor dhe inovacionit teknologjik. Produktiviteti i fuqisë punëtore në ekonomi është pasqyra më e qartë e një numri faktorësh, duke përfshirë kapitalin njerëzor, kapitalin fizik me të cilin ata duhet të punojnë dhe teknologjinë në dispozicion të tyre.

Politika e taksave mund të ndikojë drejtpërdrejt në nivelin e ofertës së tregut të punës, kapitalit fizik, kapitalit njerëzor dhe teknologjisë në një ekonomi duke ndryshuar taksimin e inidivdëve parë nën optikën e taksave të konsumit në aktivitete të caktuara ekonomike ose duke ndryshuar koston e zbatimit të këtyre taksave. Për shembull, ulja e normave tatimore individuale në paga, mund të rrisë furnizimin për tregun e punës. Uljet e normave të tatimit mbi fitimin mundet të inkurajojnë bizneset të investojnë në kapitalin fizik, i cili mund të bëjë më produktiv punën e fuqisë punëtore.

Duke pasur parasysh nivelet e ulëta të pjesëmarrjes në treg të fuqisë punëtore, investimeve kapitale dhe produktivitetit poshtë kapaciteteve të ekonomisë është e rëndësishme që reforma e taksave të funksionojë në të gjitha këto drejtime për të gjallëruar rritjen ekonomike, si pjesë e mozaikut ekonomik të nevojshëm për të fituar me konkurentët rajonalë.

Të fundit

Idrizi për vizitën e Ramës në Athinë: Nuk duhet të jemi më ‘armiq’

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për “Tirana Live” në ABC News, komentoi vizitën e kryeministrit...

‘Kodikët e Retros’, parada e makinave të vjetra në Berat

Në Berat u zhvillua për herë të parë parada "Kodikët e Retros". Qytetarë të shumtë por dhe turistë patën mundësi të shohin me nostalgji...

Çela mbron hartën e re gjyqësore: Ka shërbim më cilësor ndaj qytetarëve

Teksa po prezantonte bilancin për vitin 2023, Kryeprokurori Olsian Çela mbrojti hartën e re gjyqësore të ndryshuar. Sipas tij, harta e re ka rritur kostot...

Ish i dashuri Heidit sonte në BBVA, surpriza që është rezervuar nga produksioni (Video)

Pas ardhjes së mikeshës së saj aktores Beatrice Luzzi në BB VIP për të surprizuar Heidin, ka patur shumë polemika edhe për ardhjen e...

Ka qenë apo jo Bubulina, heroina e Revolucionit grek, shqiptare

Nga Ardian Vehbiu Një debat është kthyer, lidhur me atë nëse Bubulina - heroina e Revolucionit grek - ka qenë apo jo “shqiptare”. Debati vjen jo...

Lajme të tjera

Web TV