Shkrumbohen pyje e bimësi, qindra vatra aktive zjarri nga Veriu në Jug 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Veriu në Jug Shqipëria pushtohet nga vatra zjarri. Aktualisht më problematiket mbeten ato në pyllin e Semanit, territoret e Shkodrës dhe Lezhës, ku vatrat paraqiten aktive dhe me përmasa të mëdha përhapjeje. Gjithashtu, raportohen zjarre në fshatin Kullasë, në Fushë-Krujë. Ndonëse një pjesë e zjarreve mendohet të jenë të qëllimshme, temperaturat e larta dhe era e fortë po favorizon përhapjen e shpejtë.

Qindra vatra zjarri masive kanë pushtuar mbarë vendin prej disa ditësh, duke shkrumbuar pyje e bimësi nga Veriu në Jug. Shqipëria prej disa ditësh po përballet me një situatë alarmante, ku ka pasur raportime për vatra zjarri në një pjesë të madhe të territorit. Thuajse në të gjitha bashkitë e vendit janë raportuar vatra zjarri, por aktualisht më problematiket mbeten ato në pyllin e Semanit, territoret e Shkodrës dhe Lezhës, ku vatrat paraqiten aktive dhe me përmasa të mëdha përhapjeje.

Gjithashtu, raportohen zjarre në fshatin Kullasë, në Fushë-Krujë. Ndonëse një pjesë e zjarreve mendohet të jenë të qëllimshme, temperaturat e larta dhe era e fortë po favorizon përhapjen e shpejtë. Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në vend, vetëm gjatë muajit korrik, janë shfaqur 168 vatra zjarri, ndërsa që prej janarit deri në korrik numri i tyre është 329, duke djegur qindra hektarë dhe duke shkrumbuar mijëra rrënjë ullinj dhe pemëtari.

Vatrat e zjarrit shkrumbuan dhjetëra hektarë pyje, pisha, pemë shekullore dhe shumë gjallesa e kafshë në vend.

Vatrat e zjarrit në vend 

Semani prej disa ditësh vijon të digjet duke shkrumbuar dhjetëra hektarë. Të gjithë strukturat e Bashkisë Fier janë angazhuar në shuarjen e flakëve, pas lokalizimit të vatrave të zjarrit. Në ndihmë të forcave zjarrfikëse kanë vajtur dhe forcat ushtarake, pasi terreni i vështirë dhe era favorizojnë zjarrin, duke shkaktuar vështirësi në ndërhyrjet për shuarjen e flakëve. Konkretisht, për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 4 mjete zjarrfikëse, 2 të Fierit, 1 e Patosit dhe 1 e Albpetrolit, si dhe 25 të ushtrisë, forca tokësore Poshnje-Berat. Deri tani flakët kanë përpirë 20 hektarë pyje e shkurre, ndërsa vijon puna për vënien e nën kontroll të zjarrit dhe shuarjen e tij.

Zjarret gjithashtu rrezikojnë pyjet pranë Ranës së Hedhun në Shëngjin. Konkretisht kanë mbërritur forcat ushtarake për të ndihmuar në vënien në kontroll të flakëve në dy vatrat e zjarrit të rënë në Lezhë në malin e Kakarriqit dhe në malin e Rencit. Janë 25 ushtarë të cilët së bashku me punonjësit e bashkisë po punojnë për shuarjen e flakëve me mjete rrethanore, për shkak të terrenit të vështirë për të ndërhyrë zjarrfikësja. Në malin e Kakarriqit aktualisht po punojnë 14 grupe pune dhe 10 ushtarë që po vënë nën kontroll flakët. Ndërsa në zjarrin që po i afrohet Ranës së Hedhun ndodhen 10 ushtarë dhe 2 grupe pune të pyjeve, zjarrfikëset dhe emergjencat civile për shuarjen e flakëve. Gjithashtu, vazhdon zjarri në kodrat e Molungut mes Lezhës dhe Mirditës.

Lexo edhe :  Spiropali priti në Kryesinë e Kuvendit reporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë

Në zonë ka më shumë se 3 javë që kanë nisur vatrat e zjarrit, të cilat kanë djegur masive të mëdha pyjore. Edhe pse para një jave në zonë ishte një helikopter i Forcave të Armatosura, vatrat janë ende aktive dhe po i afrohen fshatit Katund i Vjetër në Rubik. Si pasojë deri më tani janë shkrumbuar dhjetëra hektarë pyje me dru të lartë. Një vatër e re zjarri është shfaqur ditën e djeshme në fshatin Rreth i Epërm në Mirditë. Sipas informacioneve, mësohet se vatra e zjarrit është e konsiderueshme dhe po vijon përhapja dhe për shkak të erës. Ndërkohë ende vijon të ketë vatra zjarri në pyjet e fshatit Katund i Vjetër në Rubik, ndonëse intensiteti ka rënë. Shuarja e flakëve nga zjarrfikësit po bëhet me mjete rrethanore, ndërsa kërkohet ndihmë nga ushtria dhe emergjencat civile. Për shkak të terrenit të vështirë në këtë zonë është kërkuar ndërhyrje nga ajri.

Po kështu, ditët e fundit probleme janë shfaqur në grykën e Qafë-Thanës, në zonën e Ujit të Ftohtë në Tepelenë, në Hormovë të Gjirokastrës, në Majën e Zezë në Velipojë. Gjatë ditës së djeshme një faqe kodre me ullinj është përfshirë nga zjarri në Hekal të Mallakastrës. Përveç ullinjve, zjarri ka marrë përpara edhe vreshta e shkurre. Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë zjarrfikëset, por terreni i vështirë dhe era e forte ka favorizuar zjarrin.

Gjithashtu, mësohet se një sipërfaqe e madhe prej më shumë se 5 hektarë e pyllëzuar me pemë të ndryshme dhe shkurre, është përfshirë nga flakët në fshatin Kullasë të Fushë-Krujës. Mësohet se flakët e zjarrit po u afrohen varrezave të fshatit. Zjarri është ndihmuar nga era, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha toke. Për shkak të përhapjes së zjarrit, përveç zjarrfikëses së Krujës është dashur ndërhyrja e një zjarrfikëseje private, e cila operon në zonën e Niklës. Sipas zjarrfikësve, zjarri është i qëllimshëm.

Një tjetër zonë, e cila prej dy ditësh rezultonte e pushtuar nga flakët, është ajo e Gramshit. Fatmirësisht, zjarrfikësit kanë mundur ta shuajnë zjarrin në pyllin e malit të Koshnicës, njësia Skënderbegas. Deri tani nuk ka ende asnjë të arrestuar lidhur me vatrat e zjarrit që kanë përfshirë vendin së fundmi. Ndonëse në këtë periudhë të vitit zjarret paraqiten si të zakonshme, duke pranuar si një ndër shkaqet temperaturat e larta verore, ka dyshime që një pjesë e madhe e tyre të jetë e qëllimshme. Në këtë periudhë të vitit ato janë të zakonshme, por megjithëse shkaku i parë i tyre u vishet temperaturave të larta verore, vitet e shkuara janë zbuluar dhjetëra raste zjarrëvënieje të qëllimshme. Në vitet e shkuara shpesh janë identifikuar banorë të zonave të ndryshme në vend, të cilët u vënë flakën pyjeve qëllimisht, për të hapur toka të reja ose për kullota./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Emërtimi i rrugëve në Tetovë përplas qeverinë me autoritetet lokale

Emërtimi dhe ndryshimi i emrave të disa rrugëve në Komunën e Tetovës, ka hapur një debat të gjerë mes...

“Nuk ia kuptova hidhësinë…” Rrëfehet Flutura Açka: Noka, një xhentëlmen, miku im Bardhi?

Në një intervistë me gazetaren Bruna Çifligu, deputetja demokrate Flutura Açka ka bërë një përmbledhje të jetës së saj parlamentare në këto 4 vite...

Microsoft kërkon të blejë TikTok?/ Deklarata e Trump parashtron hipotezën e mundshme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë me dije se kompania Microsoft është në bisedime për të blerë aplikacionin TikTok. Kompania Microsoft ka refuzuar...

Rama: Më pëlqejnë memet dhe karikaturat e humorit, s’di ç’do bëja po të mos më nxirrin

Kryeministri Rama u pyet nga studentet edhe lidhur me memet që bëhen në rrjet për të. Ai tha memet dhe karikaturat që bëhen për...

Plani i restaurimit të Muzeut të Luvrit,ikona e artit “Mona Lisa” do ketë dhomë veçantë

Muzeu i Luvri do të ketë një hapësirë ​​të re për pikturën më të famshme në botë “Mona Lizën” pas restaurimit madhështor. Presidenti francez Emmanuel...

Lajme të tjera

Web TV