Shpërthimi në Bejrut/Trump: Mund të ketë qenë një sulm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Shpërthimi masiv në Bejrut mund  të ketë qenë një sulm”. Kështu u shpreh presidenti i SHBA-së  Donald Trump.

Në një konferencë për mediat në Shtëpinë e Bardhë, Trump deklaroi se ky duket si një sulm i tmerrshëm.

Trump tha se ai ishte takuar me disa gjeneralë amerikanë, të cilët, sipas tij, mendojnë se “incidenti ishte një sulm”.

Megjithatë, zyrtarët libanezë kanë thënë se shpërthimi ka të ngjarë të ketë ndodhur për shkak të disa tonë kimikateve, që ishin ruajtur në kushte të këqija, në një depo pranë portit të qytetit të Bejrutit, shkruan Rel.

Shpërthimi la të vrarë të paktën 100 njerëz dhe mijëra të tjerë të plagosur. Autoritetet kanë thënë se numri i viktimave mund të jetë më i lartë.

Incidenti shkaktoi dëme të shumta materiale, duke e bërë qytetin e Lindjes së Mesme të ngjante me një zonë të luftës. Ministri i Shëndetësisë, Hamad Hassani tha se numri i viktimave pritet të rritet.

Shpërthimi vjen në një kohë të ndjeshme për Libanin.pasi vendi  po përballet me një krizë ekonomike, pandeminë e koronavirusit dhe demostrata masive kundër varfërisë.

Të fundit

Ndryshova mendje për ndalimin e bombës, por kërcënimi i luftës bërthamore po rritet

Edhe pse armët që kam kundërshtuar dikur janë ende tmerruese, dyshoj se mund të çarmatosemi në mënyrë të njëanshme....

“Rrjet” mashtruesish në Tiranë, po kërkohen 108 persona për krime kibernetike

Të paktën dy qytetarë në ditë denoncojnë në Policinë e Tiranës apo pranë Krimit Kibernetik se kanë rënë pre e mashtrimit kompjuterik. Por, ka...

Fluks në pikën kufitare të Kapshticës, pala shqiptare punon me 6 sportele

Fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në Korçë. Dhjetëra mjete që vijnë nga Greqia drejt shtetit shqiptar kanë krijuar fluks në këtë...

Zelensky: S’iu japim tokë pushtuesve!

Volodymyr Zelensky ka dhënë një reagim të prerë pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump për takimin e tij me Vladimir Putin më 15...

Uells mistik: “Gjuha uellsiane është shtypur në mënyrë agresive”

Nga Claire Biddles “Shpesh merremi me gjëra thelbësore,” thotë këngëtarja Gwretsien Ferch Lisbeth, anëtare e grupit Tristwch y Fenywod. “Ndjesia e të qenit në një...

Lajme të tjera

Web TV