Tabaku: Detyrimet e prapambetura ndaj biznesit, dështimi i qeverisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku denoncon detyrimet e prapambetura të qeverisë.

Borxhet sipas saj kanë arritur në 70 mld lekë. Tabaku nënvizon faktin se qeveria manipulon dhe fsheh borxhin real ndërkohë që raporti i KLSH tregon qartas rritjen e borxhit të qeverisë dhe planet e saj për ta rritur edhe më tej këtë borxh në investime të çartura në infrastrukurë.

Tabaku vë theksin tek ‘rezultatet e kësaj politike të paprinciptë dhe shkatërrimtare për ekonominë që do të jetë gjithnjë e më shumë katastrofike për xhepat e shqiptarevë”.

“Paketat ekonomike të qeverisë ishin qesharake dhe të padobishme për biznesin, garancia sovrane ishte një karrem ku bizneset nuk ranë pre, ndërsa aktualisht mungon një paketë rigjeneruese për ekonominë”

Postimi i plotë

Detyrimet e prapambetura, dështimi kuptimplotë i kësaj qeverie!

Megjithëse ka premtuar se do të zhbënte detyrimet e prapambetura, Rama dhe qeveria e oligarkëve ka grumbulluar borxhe ndaj biznesit prej 70 mld lekë ndërkohë që pretendon se do të rrisë shpenzimet në infrastrukturë si vit elektoral.

Historia e detyrimeve të prapambetura që fshihen nga qeveria për t’u evidentuar sa nga FMN dhe nga KLSH. Në vitin 2018 detyrimet e prapambeturra sipas raportit zyrtar të KLSH ishin 60.3 mld lekë ndërkohë që gjasat janë që detyrimet reale për 2019 do jenë edhe më të larta. Për vit, sjellja e qeverisë që manipulon dhe fsheh borxhin kanë treguar që Shqipëria ka një borxh real më të madh se sa ajo që pohon qeveria.

Rritja e detyrimeve të prapambetura, që është kthyer në gangrenë, dëshmon se qeveria nuk ka një vizion të qendrueshëm ekonomik. Mes kontratave me PPP që po përthajnë të gjitha taksat e shqiptarëve, qeveria ka fryrë më shumë se çfarë mundet dhe shpenzimet e buxhetit. Rezultati do të jetë gjithnjë e më shumë katastrofik për ekonominë e vendit që nuk po merr mbështetjen e duhur. Paketat ekonomike të qeverisë ishin qesharake dhe të padobishme për biznesin, garancia sovrane ishte një karrem ku bizneset nuk ranë pre, ndërsa aktualisht mungon një paketë rigjeneruese për ekonominë.

Lexo edhe :  Anëtarësimi në BE/ Ambasada Gjermane: Berlini është përkrah Shqipërisë

Nuk ka asnjë habi për rrugën pa krye që ka marrë Rama dhe shpurra e tij. Ne duhet të bëjmë gjithçka për ta vendosur ekonominë më funksion të qytetareëve dhe duhet t’i japim fund keqpërdorimit të taksave dhe parave të shqiptarëve me PPP dhe shpenzime jo eficente në ekonomi. Vendi ka nevojë për frymëmarrje, ekonomia ka nevojë për incentiva dhe politika të reja fiskale. Taksa 9% për të punësuarit, heqja e tarifave të tepërta dhe përgjysmimi i lejeve dhe licencave janë vetëm një hap i asaj çfarë ne si PD dhe opozitë ofrojmë.

Prioritet për qeverisjen tonë nesër do të jenë edhe disbursimet e TVSH-së, Shqipëria nuk do të jetë më kampionia e detyrimeve të prapmbetura dhe sistemi nuk do të jetë më alibia e askujt.

Nuk ka bojatisje dhe gënjeshtër elektorale që mund t’i bëjë derman kësaj qeverie! Sa më shpejt të largohen aq më shpejt fillon dhe merr frymë ekonomia dhe xhepi i qytetarëve.

Të fundit

Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një tubimi elektoral

Ish-kryeministri çek Andrej Babis është sulmuar gjatë një tubimi elektoral në qytetin Dobra, në lindje të vendit, vetëm pak...

Fiksja drejt shuarjes, AKEP ul ndjeshëm tarifat për të shpëtuar telefoninë në Shqipëri

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) propozon të ulë tarifat e terminimit të thirrjeve (tarifat me shumicë që operatorët i paguajnë njëri-tjetrit) vitin...

Në prag të sezonit të gripit, Alimehmeti: Viroza normale për çdo stinë

Mjeku Ilir Alimehmet ishte i ftuar në Dita Jonë në A2 CNN ku foli në lidhje me raportimet për raste të shtuara të personave...

Sot flamujt në gjysmë shtizë, ditë zie për Dhimitër Anagnostin

Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpallë ditë zie kombëtare ditën e sotme, datë 2 shtator 2025, në nderim të të ndjerit Dhimitër Anagnosti....

Edhe Belgjika do të njohë shtetin e Palestinës, paralajmëron sanksione për Izraelin

Belgjika ka deklaruar se do të njohë pavarësinë e shtetit belg këtë muaj në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Lajmin e ka...

Lajme të tjera

Web TV