“U bë ciklon, varka u përmbys”, i mbijetuari rrëfen momentet dramatike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shërbimet e Policisë Kufitare në Himarë kanë arritur të shpëtojnë 3 persona që po mbyteshin në det, ndërsa një grua rezulton akoma e humbur.

Rezulton se tre nga shtetasit që ndodheshin në të njëjtën varkë që po mbytej ishin anëtarë të një familje.

Ngjarja ka ndodhur, pasi një stuhi ka goditur bregdetin shqiptar. Një nga të shpëtuarit Fatjon Resulaj ka rrëfyer për News 24 momentet e ferrit.

“U nisa në 6.00 sot nga Moli i Himarës. Ishte fillimisht koha e mirë, ndërsa për 10 minuta u bë ciklon me shi dhe përmbysi varkën. Ne e pamë nga larg dhe ishte vonë. Ishim katër vetë. Ishte shoku im së bashku me djalin dhe nusen e tij. Zonja është e humbur dhe vazhdojnë kërkimet.

Pasi u përmbys anija, ne u mbajtëm tek anija fort. Djali u përpoq që të shpëtojë nënën, edhe ne, por situata ishte e rëndë shumë. Kemi bërë 5 kilometra rrugë dhe donim që ta shpëtonim, por ishte shumë e vështirë, mund të na rrëmbente rryma edhe neve”, tha i mbijetuari Resulaj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rama batuta me demokratin: “Ti thua që e solli koha, por varet kush e menaxhon kohën”

Kryeministri Edi Rama ka diskutuar me një mbështetës demokrat mbi zhvillimet në bujqësi gjatë një fjalimi. Rama theksoi se bujqësia...

Moda digjitale dhe “AI influencers”, po zëvendësohen njerëzit?

Në një kohë kur teknologjia po avancon me hapa të shpejtë, edhe bota e modës dhe influencimit po përjeton një transformim të rrallë: hyrjen...

Sot Kupa e Italisë, formacionet e mundshme Inter-Milan! Arnautovic nga minuta e parë

Trajneri Simone Inzaghi sot është i detyruar që të bëjë rrotacion për ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Milanit. Lodhja e madhe, mungesat...

Rikthim i madh te “Portokallia”, aktori Bes Kallaku zgjedh shtëpinë që e rriti si artist

Spektakli më i madh i humorit në historinë e skenave dhe televizioneve shqiptare, ka ardhur në sezonin e 42-të, me përvojën, energjinë dhe freskinë...

Rama, takim me fermerët në Berat: Mbështesim këdo ka nevojë, të rrisim eksportet

Kryeministri Edi Rama sot po zhvillon një takim me fermerët në Berat. Rama tha se qeveria do të mbështesë këdo që ka nevojë me...

Lajme të tjera

Web TV