Bënin ‘kërdinë’ me vjedhje biçikletash, pranga dy vëllezërve dhe një të mituri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre persona të dyshuar për një sërë vjedhjesh biçikletash në zona të ndryshme të Tiranës, janë vënë në prangat e policisë.

Efektivët e komisariatit Nr. 1, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për tre persona të dyshuar si autorë të vjedhjes së disa biçikletave, kanë bërë arrestimin e dy vëllezërve B. Sh., 18 vjeç., K. Sh., 17 vjeçdhe N. E., 13 vjeç, të tre banues në Kombinat.

Dy adoleshentët dhe i mituri, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur dy biçikleta, njërën në rrugën “Hoxha Tasim” dhe tjetrën në rrugën “Arkitekt Kasemi”.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ata janë autorë dhe të disa vjedhjeve të tjera të biçikletave të ndodhura më parë në zonën e 15-katshit , “21 dhjetorit” dhe pranë Zogut të Zi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy biçikleta dhe mjetet që përdornin autorët për të kryer vjedhjet.

Ndaj tyre hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Përmbytjet ‘shkatërruese’ në Australi

Përmbytjet në Australi kanë shkaktuar shkatërrime “të pabesueshme” në komunitetet në të gjithë Queensland-in verior, ka thënë kryeministri i...

Pse bien bursat dhe rritet dollari? Çfarë po ndodh me kriptovalutat?

Rreziqet për inflacionin dhe koston e produkteve të energjisë Pse ranë bursat pas njoftimit të tarifave të reja? Tarifat e reja doganore të shpallura – dhe...

Efiçenca e drejtësisë, ILD miraton kalendarin e inspektimeve për vitin 2025

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka miratuar në Mbledhjen e Përgjithshme të Inspektorëve planin e inspektimeve në prokurori e gjykata për vitin 2025. U miratuan...

‘Budallenj ishin gjermanët…?’/ Rama: Populli i jep votën kujt ka ende për të dhënë

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të komentuesve në facebook. Dikush i kërkonte që të ikte nga pushteti pas kaq vitesh, pasi nuk janë budallenj në...

Arratiset i burgosuri nga burgu i Shën Kollit në Lezhë

Një i burgosur është arratisur nga burgu i Shën Kollit në Lezhë, pasi ishte dërguar për kurim në spitalin e burgut. Më datë 4 shkurt...

Lajme të tjera

Web TV