“Bermuda franceze”/Gropa e mistershme ku çdo zhytës që ka hyrë është zhdukur (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në zemër të rajonit Idilik francez të Burgundit, në një vend të rrethuar me vreshta, me një kështjellë të Rilindjes dhe qytete kodrinore mesjetare, shtrihet një nga tërheqjet më misterioze të zonës.

Në një qytet të vogël në komunën e Tonnares, i njohur si Fosse Dionne, ka një gropë nga e cila buron uji, i cili siç duket nuk ka fund. Pos kësaj, uji ndërron vazhdimisht ngjyrë.

Nga ky pus, çdo sekondë rrjedhin 311 litra ujë. Edhe pse është studiuar ndër shekuj nga studiues të shumtë që zbresin në fund, askush nuk ka arritur ende të përcaktojë se nga vjen uji.

Romakët e përdorën këtë burim për të pirë, keltët e konsideruan të shenjtë, ndërsa francezët e mbyllën me një buzë rrethore prej guri dhe e përdorën atë si një lavanderi publike në vitet 1700. Në përpjekje për të zgjidhur këtë mister të vjetër, dy zhytës profesionistë zbritën në hapësirat e ngushta të shkëmbinjve gëlqerorë me shpresën për të arritur te burimi. Ishte viti 1974.

Ndërsa të dy zbresin në fund, pasi humnera u ngushtua, në një moment ata u zhdukën. Vite më vonë, në 1996, qyteti punësoi një zhytës tjetër, i cili gjithashtu s’u kthye më. Meqenëse ky burim u konsiderua tepër i rrezikshëm për zhytësit për vite me radhë, vetëm vitin e kaluar ndodhi që komuna e Tonnarres përsëri punësoi një zhytës profesionist, në përpjekje për të hetuar se nga vinte uji.

Është e pazakontë që ai zbriti më shumë se 70 m nëntokë, ose një total prej rreth 370 metrash nga hyrja dhe arriti të filmojë të gjithë rrugën, por prapë nuk mundi të gjente burimin e ujit, kështu që një nga sekretet më të mëdha antike të Francës mbetet ende e pazgjidhur.

Lexo edhe :  Pse turbulencat në aeroplan po bëhen më të shpeshta dhe më të rënda

 

 

Bo.Ba/fjala.al

 

Të fundit

Luka Modric prezantohet te Milan dhe tregon objektivin e tij

Luka Modric është prezantuar zyrtarisht pasditen e sotme te Milan, ku ka folur gjerë e gjatë si dhe ka...

“Vdekje për shqiptarët”, thirrjet raciste në ndeshjen e basketbollit në RMV

Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) ka njoftuar se ka denoncuar zyrtarisht në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) thirrjet raciste kundër shqiptarëve në prani të...

Shiu dhe breshëri godasin Kosovën, përmbytje dhe kaos në qarkullim

Gjatë pasdites së sotme, reshje të dendura shiu të shoqëruara me breshër kanë përfshirë disa zona të Kosovës, duke shkaktuar përmbytje dhe probleme serioze...

Gjysmë ore shi, përmbytet Tirana! Rrugët kthehen në lumenj

Pasditen e kësaj të hëne kryeqyteti u përfshi nga reshje të dendura shiu. Ndonëse këto reshje zgjatën për pak minuta, rrugët e Tiranës u...

Historia: “Bel Espoir”, anija që lundron me shpresën dhe paqen në Mesdhe

Ajo ka mbërritur në Durrës dhe do të qëndrojë deri më 6 gusht 2025. Një goëletë me tri mastë, që ka kaluar mes furtunave...

Lajme të tjera

Web TV