“Mos lini para dhe dokumente në makina”, rikthehen grabitjet në portin e Barit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konsullata shqiptare në Bari ka thirrur në takim policinë italiane për të raportuar rastet dhe shqetësimin e saj, ndërsa u ka bërë thirrje me një status në facebook të gjithë shqiptarëve që të mbyllin makinat dhe të mos lenë brenda tyre paratë dhe dokumentet e rëndësishme.

Oficeri kontaktit dhe Konsullata e Barit u kërkojnë qytetarëve të rrisin vëmendjen nga njëra anë dhe autoriteteve italiane të rrisin numrin e forcave të sigurisë. Konsullata e Barit ka kërkuar nga policia italiane të zhvillojnë më shumë patrullime në Portin e Barit, për të parandaluar rastet e tilla.

 “Lutem, njoftoni të gjithë të afërmit tuaj që kanë ndërmend të udhëtojnë drejt Shqipërisë! Ka disa ditë që në afërsi të portit të Barit kanë filluar të godasin me vjedhje në automjete. Pikasen ato që janë për udhëtim jashtë Italisë dhe për rrjedhojë edhe ato që shkojnë në Shqipëri. Duhet kujdes për të mos e lënë automjetin pa ruajtje dhe të mos lihen në brendësi të tij dokumente dhe para. Mos ndaloni në parkingjet e supermarketeve dhe lini mjetet tuaja të paruajtura. Shpërndajeni në mënyrë që të shmangni probleme të renda si për paratë ashtu edhe për dokumentet e udhëtimit“, thuhet në njoftimin e Konsullatës shqiptare në Bari.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Në Gjermani ka më shumë familje të mëdha, pjesa më e madhe e tyre me origjinë emigrantësh

Ka gjithnjë e më shumë familje me tre ose më shumë fëmijë në Gjermani. Shumë prej tyre janë me...

Shtëpia e Bardhë: Trump ratifikon marrëveshjen me Kinën për mineralet e rralla

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar një marrëveshje tregtare me Kinën, njoftoi Presidenti i SHBA-ve Donald Trump gjatë një eventi. Marrëveshja u konfirmua edhe...

Grabitet shtëpia e Brad Pitt në Los Angeles! Hajdutët hynë në shtëpi me forcë dhe…

Shtëpia e aktorit Brad Pitt në Los Angeles është grabitur nga disa hajdutë. Tre persona hynë me forcë në banesën në Los Feliz përmes një...

Britaniket bombardojnë gabimisht San Marinon,  lënë të vrarë 35 civilë

27 qershor 1944 Më 1944, në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, shteti i vogël dhe neutral i San Marinos u përfshi në mënyrë tragjike...

‘Telegraph’: Shqipëria kryeson listën e 10 vendeve më të mira evropiane për pushime

Algarve apo Shqipëria? Majorka apo Mali i Zi? Shmangni vendet e populluara me turistë dhe drejtohuni drejt këtyre destinacioneve mahnitëse dhe sekrete bregdetare, shkruhet...

Lajme të tjera

Web TV