Berat Buzhala/Injoranca është fuqi. Fatkeqësisht injoranca është shumica

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Berat Buzhala

Qysh është e mundur?

– Nuk e din asnjë gjuhë të huaj, që të mos themi as gjuhën amtare, ama e din me përqindje absolute planin sekret të masonëve, të Bill Gates’it, që e kanë shpikë këtë virus, në mënyrë që me na vaksinu, që pastaj përmes çipave me i kontrollu mendjet dhe mendimet tona?

– E shkruan llome në vend të dhome, didhi në vend të dielli, …. në vend të pylli, ama e ka kristal të qartë krejt skemën e fuqive botërore, pse bëhen luftërat, kush kujt i shet armë, kush kënd e ka aleat, kush kënd do ta pushtojë, dhe fare në fund, kush do të ngadhënjejë e kush do të humbë?

– Nuk din me e çelë një email, ama e din saktësisht qysh funksionon sekreti i armëve bërthamore dhe mënyra e aktivizimit dhe kontrollimit të tyre?

– Nuk e din tabelën e shumëzimit, ama e din çka ka ndodhë deri në detaje me udhëtimin e njeriut të parë në Hanë. Përgjigje e tij përfundimtare është: Nuk ka shku njeriu i parë në Hanë, krejt ka qenë manipulim teknologjik. Niset prej vetes, deri vonë nuk ka shku as deri te dajt e vetë.

– Nuk e din çka po flasin baba me nanën në dhomën tjetër, ama e din çka kanë folë dhe çka janë marrë vesh Trumpi, Putini e Merkelka, mijëra kilometra larg.

Ku po i mësoni more këto sene? Ju me lexu nuk dini, e as me kuptu jo? Nuk i dini gjanat ma bazike para hundëve të juaja, ama jeni të armatosun deri në dhëmbë për çdo gjë tjetër që ndodh në planet dhe përtej tij?

George Orwell ka thanë: Injoranca është fuqi. Fatkeqësisht injoranca është shumica.

Të fundit

Jeta luksoze e të birit i kushton pushtetin/ Kryeministri i këtij vendi jep dorëheqjen

Kryeministri i Mongolisë, Luvsannamsrain Oyun-Erdene, ka dhënë dorëheqjen pasi humbi mocionin e votëbesimit në parlament. Votimi erdhi pas ditë të...

IA “kërcënon” profesionet e grave/ Trefish më të rrezikuara se burrat për t’u zëvendësuar

Një raport i ri i Organizatës së Kombeve të Bashkuara tregon se punët e grave në vendet me të ardhura të larta kanë më...

Në prag të luftës së tretë botërore?/ Kina, kërcënim global

Eksperti i sigurisë Dritan Demiraj komentoi për ‘ABC e mëngjesit’ zhvillimet gjeopolitike në një situatë të tensionuar globale ku superfuqitë botërore kanë përplasje interesash. Demiraj...

Shumica e të rinjve shqiptarë nuk e njohin trashëgiminë jomateriale

Të rinjtë shqiptarë janë të interesuar dhe të angazhuar për të ruajtur trashëgiminë kulturore jomateriale, megjithatë përballen me mungesa në njohuri dhe akses. Është...

Opozita është moral

Nga Ben Andoni Ka një mbrojtje të madhe dhe të pakërkuar nga shumë njerëz, të cilët janë afër PD-së për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve...

Lajme të tjera

Web TV