Pasojat e virusit, OKB prezanton planin 97 mln USD për rimëkëmbjen në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar planin e përgjigjes socio-ekonomike dhe të rimëkëmbjes ndaj koronavirusit në Shqipëri.

Plani i detajuar i ekipit të OKB në Shqipëri është me një buxhet prej më shumë se 97 milionë dollarë për 12-18 muajt e ardhshëm dhe përcakton ofertën për përgjigjen socio-ekonomike dhe rimëkëmbjen në 5 shtylla kryesore, nga mbrojtja e sistemit shëndetësor deri te rezistenca e komunitetit.

Ja çfarë përmban plani i OKB:

Pas shpalljes prej Sekretarit të Përgjithshëm të OKB në 4 maj të kornizës globale të OKB për reagimin e menjëhershëm social-ekonomik ndaj COVID-19, Ekipi Vendor i OKB në Shqipëri ka zhvilluar një program të detajuar të përgjigjes socio-ekonomike për 12-18 muajt e ardhshëm.

Me një buxhet të vlerësuar prej 97,393,880 USD, plani i propozuar përcakton ofertën e konsoliduar të agjencive të Kombeve të Bashkuara për përgjigjen socio-ekonomike dhe rimëkëmbjen duke plotësuar Planin Kombëtar të Reagimit të Qeverisë së Shqipërisë (që do të dalë së shpejti) dhe Planin aktual të Përgatitjes dhe Reagimit Strategjik Kombëtar.

Qëllimi i këtij Plani është të sigurohet një përpjekje e bashkërenduar, bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse për të adresuar ndikimet shumëdimensionale të COVID-19, dhe për të mbrojtur nevojat dhe të drejtat e njerëzve që jetojnë nën presionin e pandemisë, me një përqendrim në grupet më të rrezikuara dhe njerëzit që rrezikojnë të lihen pas.

Plani u zhvillua nën udhëheqjen e përgjithshme të Zyrës së Koordinatorit të Përhershëm të OKB në Shqipëri dhe udhëheqjen teknike të UNDP Albania me mbështetjen e @OBSH dhe UNICEF Albania.

Plani identifikon 113 veprime prioritare që synojnë promovimin e zhvillimit socio-ekonomik në Shqipëri duke minimizuar dhe zbutur ndikimin negativ të COVID-19, dhe duke ndërtuar përpara më të mirë-COVID në një rrugë të qëndrueshme për arritjen e SDG-ve. Plani kërkon të mbështesë Qeverinë e Shqipërisë në rimëkëmbjen e vendit duke u bazuar në pesë shtylla, përkatësisht:

Lexo edhe :  Përfaqësuesi i PD denoncon: Në bar kafenë e Dervish Beqirit gjeta fletë të vulosura...

1. Mbrojtja e sistemit dhe shërbimeve dshëndetësore – udhëhequr nga OBSH
2. Mbrojtja sociale dhe shërbimet themelore – udhëhequr nga UNICEF
3. Mbrojtja e vendeve të punës dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, dhe aktorët më të prekshëm prodhues – e udhëhequr nga UNDP
4. Përgjigja makroekonomike dhe bashkëpunimi shumëpalësh – udhëhequr nga Zyra e Koordinatorit të Përhershëm të OKB
5. Kohezioni social dhe rezistenca e komunitetit – udhëhequr nga UNDP

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV