EMRI/Shfrytëzonte motrat ukrainase si prostituta, arrestohet shqiptari (DETAJET)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Antimafie e Napolit ka vënë në pranga 39-vjeçarin shqiptar, Bashkim Allçiu. Mbi të rëndojnë akuzat për “krimet e skllavërimit”, “zhvatja e vazhdueshme” dhe “dëmtimi fizik personal” në drejtim të dy motrave nga Ukraina.

Sipas mediave italiane, motrat ukrainase kishin shkuar në Itali me shpresën për të punuar, por kishin përfunduar duke prostituuar, në zonën periferike të Giuliano në Kampanja.

Në fund të hetimit, në kurriz të burrit, që u arrestua ndërsa do të merrte vajzat pasi ata “përfundonin turnin”, u mblodhën prova të mëtejshme, sipas së cilave, Bashkimi, me sjelljen e tij të dhunshme dhe shqetësuese, ka ushtruar të drejtën e përfitimit në mënyrë të paligjshme të të gjitha fitimeve që merrnin ukrainaset nga klientët.

Bashkim Allciu ka detyruar vajzat që të përulen përpara çdo lloj vullneti të tij, duke iu mbledhur të ardhurat që fitonin nga “profesioni”. Madje, shtetasi shqiptar kishte kërkuar 10 mijë euro nga njëra prostitutë, që të lirohej nga “puna”, pasi ishte shtatzënë.

Sipas prokurorëve, shfrytëzimi i dy grave do ta lejonte burrin nga Shqipëria të arrinte të fitojë një pasuri prej 32 mijë eurosh brenda vitit.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Paralajmërimi i shkencëtarëve: Një vullkan ka 250 mijë vjet që pret të shpërthejë

Një vullkan që supozohet se nuk ka shpërthyer për 250,000 vjet po tregon shenja të një shpërthimi të afërt...

Ushtria izraelite paralajmëron njerëzit të largohen nga zonat afër aeroportit

Ushtria e Izraelitë i ka paralajmëruar njerëzit të martën të largohen nga pjesët përreth aeroportit kryesor të kryeqytetit të Jemenit, Sana. Ky paralajmërim vjen një...

Bizneset turke duan të fuqizojnë prezencën në Shqipëri, kanë 1 miliard xhiro vjetore

Dyfishimi i shkëmbimeve tregtare, rritja e investimeve dhe fuqizimi i bashkëpunimit ekonomik ishte në fokus të ‘Misionit të Biznesit Turqi-Shqipëri’ të zhvilluar në Tiranë. “Aktualisht...

Zyrtare: Friedrich Merz zgjidhet kancelar i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit

Friedrich Merz, ka fituar votimin parlamentar për t’u bërë kancelar në përpjekjen e dytë, disa orë pasi një humbje e paprecedentë sinjalizoi pakënaqësi të...

Inter-Barcelona, sonte luhet ndeshja e vitit! Formacionet e mundshme të takimit

Këtë të martë (6 maj) në orën 21:00 në ‘San Siro’ Interi dhe Barcelona përballen në aktin e dytë gjysmëfinal të Champions League. Gjashtë...

Lajme të tjera

Web TV