EMRI/Shfrytëzonte motrat ukrainase si prostituta, arrestohet shqiptari (DETAJET)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Antimafie e Napolit ka vënë në pranga 39-vjeçarin shqiptar, Bashkim Allçiu. Mbi të rëndojnë akuzat për “krimet e skllavërimit”, “zhvatja e vazhdueshme” dhe “dëmtimi fizik personal” në drejtim të dy motrave nga Ukraina.

Sipas mediave italiane, motrat ukrainase kishin shkuar në Itali me shpresën për të punuar, por kishin përfunduar duke prostituuar, në zonën periferike të Giuliano në Kampanja.

Në fund të hetimit, në kurriz të burrit, që u arrestua ndërsa do të merrte vajzat pasi ata “përfundonin turnin”, u mblodhën prova të mëtejshme, sipas së cilave, Bashkimi, me sjelljen e tij të dhunshme dhe shqetësuese, ka ushtruar të drejtën e përfitimit në mënyrë të paligjshme të të gjitha fitimeve që merrnin ukrainaset nga klientët.

Bashkim Allciu ka detyruar vajzat që të përulen përpara çdo lloj vullneti të tij, duke iu mbledhur të ardhurat që fitonin nga “profesioni”. Madje, shtetasi shqiptar kishte kërkuar 10 mijë euro nga njëra prostitutë, që të lirohej nga “puna”, pasi ishte shtatzënë.

Sipas prokurorëve, shfrytëzimi i dy grave do ta lejonte burrin nga Shqipëria të arrinte të fitojë një pasuri prej 32 mijë eurosh brenda vitit.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV