EMRI/ Shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm tenton të arratiset nga burgu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ismail Brahimaj, i cili është dënuar për vrasjen e avokatit Michalis Zafeiropoulos, ka tentuar të arratiset nga burgu i Korfuzit natën e të enjtes.

Raportohet se ai arriti të thyente çelësin e qelisë së burgut, ku rrinte së bashku me 6 persona të tjerë, dhe doli në një qeli tjetër, ku filloi të shponte një vrimë në mur.

Arratisja e tij nga qelia u zbulua gjatë një kontrolli nga rojet e burgut. Por, sipas burimeve të burgut: “Brahimi nuk e dinte planin e burgjeve. Edhe nëse ai arriti të bënte një vrimë në atë mur, ai do të përfundonte në arkiva. Ai nuk do të arratisej kurrë”.

Brahimaj u dënua nga Gjykata e Athinës vitin e shkuar me burgim të përjetshem për vrasjen e avokatit grek, Mihalis Zafeiropoulos tre vite më parë, së bashku edhe dy të pandehurit e tjerë, Klodian Lekotsai dhe Oldi Dulçe, dënuar dhe këta me burgim të përjetshëm.

Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari rezulton me disa emra dhe mbiemra. Mbiemri i tij një herë jepet si Ibrahimi, pastaj Brahimaj, apo Brahimasi. Kurse emri Kastriot, Lavdërim, apo Mikel. Mbrëmjen e 12 tetorit 2017 Brahimaj ekzekutoi avokatin grek, Mihalis Zafiropoulos, në zyrën e këtij të fundit. Ai ishte paguar 3 mijë euro për të kryer këtë vrasje.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Parashqevi Simaku feston 59-vjetorin e lindjes, mesazh prekës për të birin

Këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku feston sot 59-vjetorin e lindjes. Ka qenë vetë ajo që ka bërë të ditur lajmin,...

Këlliçi i bindur: Non grata për Berishën do të hiqet, kam 4 vite që e them

Demokrati Belind Këlliçi u shpreh se shumë shpejt Shtetet e Bashkuara do të heqin non gratën për Sali Berishën. Sipas Këlliçi, tashmë edhe në SHBA...

‘Nuk vij mo!’, Kryemadhi batuta pas daljes nga SPAK: Më thanë kush të duron ty…

Monika Kryemadhi, e cila u paraqit në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje, tha në fund të bisedës me gazetarët se nuk do të shkojë...

“Kush na ka maIIkuar?” Ish-banori i ‘BBV’ pëson aksident (Video)

Mevlan Shaba, i cili është dhe një ndër figurat më të komentuara në median “rozë” si në Shqipëri, po ashtu dhe në Kosovë, është...

Masakra e terroristëve në Beslanit të Rusisë, akti tragjik me 385 të vrarë

1–3 Shtator 2004 Më 1 shtator 2004, në ditën e parë të shkollës në qytetin e vogël Beslan, në Osetinë e Veriut, Rusi, ndodhi...

Lajme të tjera

Web TV