Ish-deputetja për djegien e fabrikës në Skrapar: Të rikthehet në gjendje pune

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dje në Skrapar ku një fabrikë këpucësh u shkrumbua, ish –deputetja e LSI-së Silva Caka ka reaguar përmes një statusi në Facebook.

Ish-deputetja shkruan se kjo fabrikë është bërë 6 vite më parë dhe u kthye shumë shpejt në një mundësi reale për zhvillimin e ekonomisë së Skraparit dhe punësimin e qytetarëve.

Sipas saj, “për të shmangur rritjen e papunësisë dhe varfërisë në Skrapar, por edhe për të ndihmuar gratë dhe vajzat e punësuara në këtë Fabrikë, institucionet vendore e qendrore, duhet të bashkëpunojnë me administratorin e këtij investimi madhor dhe të bëjnë gjithçka të mundshme, për rimëkëmbjen e Fabrikës dhe rikthimin e saj në gjendje pune”.

Mesazhi i Cakës:

Dje për shkak të një incidenti në rrjetin elektrik, u dogj e vetmja fabrikë në Skrapar, ajo e këpucëve.

Ky investim u realizua në Skrapar 6 vite më parë, falë bashkëpunimit me pushtetin vendor dhe kjo fabrikë u kthye shumë shpejt në një mundësi reale për zhvillimin e ekonomisë së Skraparit dhe punësimin e qytetarëve, kryesisht të grave dhe vajzave. Fabrika e këpucëve në Skrapar, ka patur një kapacitet prej 250 punonjësish.

Në një zonë si Skrapari, ku papunësia është shumë e lartë, shkatërrimi i kësaj Fabrike, është fatalitet i madh.

Duke marrë në konsideratë edhe situatën shumë të rëndë të bizneseve për shkak të pandemisë, çeshtja e papunësisë bëhet akoma më kritike.

Prandaj, për të shmangur rritjen e papunësisë dhe varfërisë në Skrapar, por edhe për të ndihmuar gratë dhe vajzat e punësuara në këtë Fabrikë, institucionet vendore e qendrore, duhet të bashkëpunojnë me administratorin e këtij investimi madhor dhe të bëjnë gjithçka të mundshme, për rimëkëmbjen e Fabrikës dhe rikthimin e saj në gjendje pune./Fjala.al/Ke.Ba

Lexo edhe :  Tarifat, goditje për prodhuesit e parfumeve në Francë

 

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV