Pogradec/ 44-vjeçari donte të vriste vajzën, gjyshja u masakrua se ndërhyri ta mbronte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të njëpasnjëshme po dalin nga krimi horror i ndodhur pasditen e djeshme në Pogradec, ku djali i preku kokën nënës së tij.

Burime nga të afërmit e familjes për Fjala.al bëjnë me dije se sherri në familje ka nisur për telefonin e vajzës së autorit të krimit.

Të afërmit janë shprehur se autori 44-vjeçar, Olsi Çekiçi, ka dashur të vrasë të bijën 15 vjeçe, për shkak të telefonit, por ka ndërhyrë e ëma e tij për të mbrojtur mbesën.

Pikërisht këtu ka nisur gjithçka dhe ka përfunduar me vrasjen tragjike të të moshuarës, ndërsa 15-vjeçarja, që ka parë gjithë ngjarjen, ka njoftuar policinë dhe është larguar nga banesa me biçikletë.

Djali në inat e sipër masakroi me thikë për vdekje nënën e tij, Firdes Çekiçi, 70 vjeçe. Mësohet se ngjarja ka qenë makabre, pasi ai i ka prerë kokën nënës së tij dhe më pas e ka varur atë në derën e shtëpisë.

Sapo policia ka mbërritur në derën e shtëpisë së 44-vjeçarit, efektivët kanë parë kokën e së moshuarës të shkëputur nga trupi. Sipas bashkëfshatarëve, Olsi Çekiçi njihet si problematik dhe i dhunshëm, ndërsa nuk ishte hera e parë që kishte debate dhe dhunë në familjen e tij.

Po ashtu, burime nga Spitali i Pogradecit bënë të ditur se 44-vjeçari ishte një person i kartelizuar me probleme mendore, por që asnjëherë nuk ka pranuar të merrte mjekim, si dhe ishte përdorues i lëndëve të forta narkotike. Sipas burimeve nga uniformat blu, Çekiçi më herët ka qenë i shoqëruar në Polici për disa ngjarje të ndryshme.

Në ngjarjen e djeshme ka mbetur i plagosur edhe i vëllai i 44-vjeçarit, i cili ka ndërhyrë për të shuar konfliktin.

Lexo edhe :  Miratohet vendimi i ri për punonjësit e policisë, zbardhen kriteret për kompensimet

Ndërkohë, autori është arrestuar në momentin e parë që Policia ka mbërritur, pasi nuk ka pasur mundësi të largohej nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet hetimore për të bërë të mundur dokumentimin e plotë të këtij krimi makabër./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kina, furnizuesja kryesore e Shqipërisë

Tregtia e jashtme e Shqipërisë për Marsin 2025 sjell disa sinjale pozitive për ekonominë vendase, me një rritje të...

“Nuk ka njeri më mashtrues”. Rozana: Gjesti nuk meriton ta fitojë “BBVA4”

Pasditen e sotme në një bisedë të zhvilluar mes finalistëve të “Big Brotherit”, Rozana kritikon se pse Gjesti nuk e meriton finale. Në renditjen e...

Altin Dumani mesazh qeverisë: Pa drejtësi s’ka paqe, as demokraci në vend

Kreu i SPAK-ut Altin Dumani, në vazhdën e takimeve në universitete të ndryshme të vendit, ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Fakulteti...

Prekëse/ Fëmijët në Gaza po mbijetojnë me më pak se një vakt në ditë

Gjithmonë e më dramatike paraqitet situata humanitare në Gaza, ku që nga marsi vijon të mbetet e bllokuar çdo lloj ndihme. OJQ-të në terren po...

Kandidatja e PS në Fier ironizon sërish Bardhin: Gazo si mu gdhive sot yllo?

Zegjine Çaushi, kandidatja socialiste në Fier ka vijuar ironinë me Gazment Bardhin, drejtues politik i PD në këtë qark. Në një video tjetër që...

Lajme të tjera

Web TV