SpaceX lëshon në hapësirë Falcon 9, ja sa satelitë ka në bord raketa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Raketa hapësinore Falcon 9 e kompanisë SpaceX u lëshua nga Kejp Kanaveral në Florida të premten herët, me 57 satelitë Starlink në bord për sistemin e internetit nga hapësira të kompanisë.

Raketa gjithashtu mbante dy anije hapësinore për klientin e fluturimeve në hapësirë, BlackSky.

Menjëherë pas lëshimit të satelitëve, dhe rreth një orë e gjysmë pas nisjes nga toka, anija hapësinore lëshoi pakon e satelitëve Starlink. Ky ishte grupi i dhjetë i satelitëve të tillë të dërguar në hapësirë nga kompania.

Me këtë mision, arrinë në afro 600 numri i satelitëve Starlink të kompanisë SpaceX në hapësirë që do të ofrojnë shërbime interneti të shpejtësisë së lartë për përdoruesit kudo në botë.

Ky shërbim interneti në pjesën veriore të Shteteve të Bashkuara dhe Kanada pritet të fillojë më vonë këtë vit.

Raketa e fazës së parë të fluturimit u kthye në tokë ashtu siç ishte planifikuar pas hedhjes, me një ulje pa probleme në një anije të kontrolluar me telekomandë.

Nisja e së premtes shënoi një javë të ngarkuar për kompaninë komerciale të hapësirës.

Të dielën, kapsula Crew Dragon zbriti në Gjirin e Meksikës, duke kthyer në tokë dy astronautë të NASA-s nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës.

Ky ishte fluturimi parë në orbitë i astronautëve të NASA-s nga territori amerikan që nga pensionimi i flotës së anijeve hapësinore të NASA-s në vitin 2011.

Dy ditë më vonë, inxhinierët kompanisë SpaceX në Boka Çika të Teksasit, kryen fluturimin e parë testues lart-dhe-poshtë të një prototipi të sistemint të raketave Starship. /Voa

Të fundit

1944 – Fundi i Luftës së Vazhdueshme, armëpushim mes Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik

Lufta midis Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1941–1944 është e njohur në historigrafinë ndërkombëtare si Lufta e Vazhdueshme...

Horoskopi ditor, 4 Shtator 2025

Dashi Me Venusin ne krah gjate kësaj dite, gjithçka do shkoje me se miri sot ne jetën tuaj ne çift. Do jeni te gatshëm te...

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi i veçantë do të zhvillohet...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Lajme të tjera

Web TV