DETAJET/ 8 personat e infektuar në Patos ishin në një dasmë në Zharrëz

Tetë nga 136 rastet e reja me COVID-19 të raportuara sot nga Ministria e Shëndetësisë janë nga qyteti i Patosit.

Burime bëjnë me dije se të tetë personat të cilët kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, kanë qenë në një dasëm në Zharrëzh, nga ku dyshohet se e kanë marrë virusin.

Ende nuk dihet nëse është bërë gjurmimi, duke iu bërë tamponin dhe dasmorëve të tjerë.

Zhvillimi i dasmave në këtë periudhë ka qenë problematike dhe çdo ditë Ministria e Shëndetësisë apelon për shmangien e ceremonive me grumbullime masive njerëzish, pasi janë burim i përhapjes së infeksionit.

Shpesh herë pronarët e lokaleve kanë marrë gjoba të majme, kur nuk kanë respektuar masat ndaj virusit.

/En./Br./Fjala.al