LAJMI FUNDIT/Ndërron jetë nga virusi skulptori që gdhendi në përjetësi Vaçe Zelën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arben Bajo, ka ndërruar jetë pasi prej ditësh qëndronte i shtruar tek Infektivi me koronavirus dhe i intubuar. Lajmin për humbjen nga jeta të tij e ka bërë të ditur miku i tij Arbër Kadia me anë të një postimi në rrjetin social.

Bajo nga shumë prej nesh do të mbahet mend si skulptori që riktheu të madhen Vaçe Zela në vendlindjen e saj në qytetin e Lushnjes.

Ai krijoi bustin e Vaçe Zelën të ulur në një stol, ndërsa në dorë mbante kitarën e saj. E për fatin e keq skulptori i njohur luftoi me jetën por nuk ia doli dot.

Arben Bajo ka lindur në vitin 1967 në Gjirokastër, liceun e kreu në Fier dhe studioi skulpturë në Akademinë e Arteve të Bukura, në Tiranë, (1988-1992). Ka hapur shumë ekspozita personale në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Bajo ka krijuar skulptura të bukura të personaliteteve të tjera të panumërta shqiptare si At Zef Pllumi në Shëngjin, Asim Zeneli në Gjirokastër dhe Lef Noci në Elbasan dhe shumë të tjera.

Bajo është i famshëm edhe për stilin e tij bashkëkohor. Ai numëron gjithsej nëntë ekspozita personale dhe dhjetëra bashkëpunime të tjera. Ajo që bie në sy menjëherë në veprat e tij është përqendrimi i tij në aspektin njerëzor, i përcjellë bukur në të dy anët e tij të prekshme dhe elastike.

Skulptori ka jetuar për afro 14 vjet në Greqi.

Bajo në Greqi bashkëpunoi me muze të ndryshme, për 6 vite ka dhënë edhe mësim në një shkollë private, derisa në 2008-ën u kthye përfundimisht në Shqipëri.

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Pamje apokaliptike në portin e Iranit/ Të paktën 8 viktima dhe 700 të plagosur (VIDEO)

Një shpërthim i fuqishëm në portin Shahid Rajai në rajonin Bandar Abbas të Iranit jugor shkaktoi dëme të mëdha...

Rama: Brenda 2030 QSUNT do bëhet qendër ekselence e shërbimeve mjekësore në rajon

Gjatë një takimi me studentë dhe pedagogë në Vlorë këtë të dielë, kryesocialisti Edi Rama u zotua se brenda 2030 Qendra Spitalore Univesitare në Tiranë do...

Presioni i Trump, Abbas largohet nga Autoriteti Palestinez

Autoriteti Palestinez ka hyrë në një fazë të re ndryshimesh. Takimet e delegacioneve të Hamasit dhe Izraelit në Kajro dhe presioni i Donald Trump...

Drogë me postë nga SHBA, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Një i ri ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi u kap në flagrancë në një degë postare duke marrë një pako...

Tiranë/ Dhunimi i djalit të ish-deputetit të PD, policia nis hetimet për dy persona

Një sherr me sende të forta ndodhi mbrëmjen e së premtes, 25 prill, në një prej zonave më luksoze të Tiranës, “Long Hill Residence”, në Lundër. Disa...

Lajme të tjera

Web TV