Shqiptari bie nga ballkoni pas sherrit me gruan, ja ç’ndodhi në mesnatë te banesa e çiftit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar natën e shkuar në Itali me protagonist një çift shqiptarësh.

Një 46 vjeçar shqiptar ka rënë nga një ballkon rreth 4 metra të lartë, pas debatit me bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 dhe shqiptari ishte në banesë me gruan dhe vajzën në Andorno Micca në Biellese.
46 vjeçar ka qenë në gjendje të alkoolizuar kur ka nisur debatin me bashkëshorten e tij. Ai theu disa pjesë të mobiljeve, pastaj xhamat dhe në fund kur mbërritën karabinierët, u mbyll në një dhomë.
Në atë moment, me siguri në përpjekje për t’i shpëtuar arrestimit, duke jetuar në katin e dytë, ai shkoi në ballkon ku rrëshqiti dhe ra.
Shqiptari u dërgua në spitalin Biella, ku ruhet nga karabinierët, të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të rastit./En.Br./Fjala.al