Franca Valeri, një nga aktoret më të mëdha italiane të teatrit dhe televizionit, është ndarë nga jeta ditën e sotme.
Aktorja që në Korrik festoi 100-vjetorin humbi jetën mëngjesin e sotëm në shtëpinë e saj në Romë.
E lindur në vitin 1920 në Milano nga një familje hebreje, aktorja me kalimin e viteve arriti të bëhej e njohur si shkrimtare dhe autore e shumë librave, dhe jo thjesht si një aktore dhe komediane në televizion.
Ndër aktoret më të dashura italiane, ajo la gjurmë me filmat si “Il segno di Venere”, “Il vedovo”, dhe “Piccola posta”.
Bo.Ba/fjala.al