Amerikanët po heqin dorë nga shtetësia e tyre, rekord dorëheqjesh në 6 mujorin e parë të këtij viti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Mbi 5.800 shtetas amerikanë, kanë hequr dorë nga shtetësia amerikane gjatë 6 muajve të parë të këtij viti, në krahasim me 2.027 të një viti më parë”, sipas Bambridge Accountantas, një firmë e specializuar për taksat e shtetasve amerikanë jashtë vendit me qendër një Nju Jork.

Firma ka deklaruar se pasi ka zhvilluar kërkimin, ka ekzaminuar të gjithë të dhënat publike të marra nga qeveria amerikane çdo tre muaj në emër të amerikanëve të cilët kanë hequr dorë personalisht dhe me dëshirë nga shtetësia amerikane.

“Këta janë persona që janë larguar nga Shtetet e Bashkuara dhe që kanë vendosur t’i thonë lamtumirë shtetësisë amerikane”, deklaron Alistair Bambridge, një nga partnerët e agjencisë.

“Ajo çfarë kemi parë, është se njerëzit janë të mbingopur me atë se çfarë qeveria dhe presidenti Trump janë duke bërë për vendin, mënyrën shumë të keqe të menaxhimit të pandemisë në vend si dhe politikat sociale në Amerikë për momentin”.

Teksa shumë persona të cilët kanë deklaruar heqjen dorë të qytetarisë amerikane dhe mospëlqimin e situatës politike në vend, “një tjetër arsye për heqjen dorë të qytetarisë në pjesën më të madhe janë taksat”.

“Qytetarët amerikanë që jetojnë jashtë vendit janë të detyruar të paguajnë taksat rregullisht çdo vit, të raportojnë llogaritë e tyre bankare në vendin ku ndodhen, investimet dhe pensionet. Teksa këta qytetarë janë të detyruar të paguajnë nga 500 dollarë për çdo fëmijë, kjo është shumë, por tepër shumë”, deklarohet nga agjencia Bambridge.

“Amerikanët që duan të mbajnë qytetarin e vendit, duhet të paguajnë 2.350 dollarë dhe duhet të paraqiten personalisht në Ambasadën Amerikane të vendit ku ndodhen nëse nuk janë brenda territorit amerikan”.

Lexo edhe :  Gripi i shpendëve shkakton vdekjen e parë në SHBA, OBSH: Deri tani rreziku mbetet i ulët

Pavarësisht rriskut që vjen pas dorëheqjes së qytetarisë amerikane, agjencia Bambridge parashikon se “kjo dorëheqje e qytetarisë amerikane” do të vazhdojë edhe në vijim me po këto rritme.

“Shumë persona janë duke pritur për zgjedhjet e nëntorit se çfarë do të ndodhë. Nëse Trump do të rizgjidhet, ne besojmë se një tjetër valë e madhe e njerëzve do të duan të heqin dorë nga qytetaria amerikane”.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Mungesa pa arsye në Kuvend, Spiropali ‘u mban’ pagat 21 deputetëve! (Emrat)

Kuvendi i Shqipërisë ka kursyer vetëm gjatë muajit dhjetor 8 600 euro, duke përfituar nga mungesat pa arsye të...

Lutje për kryepeshkopin/ Krerët e besimeve fetare në Shqipëri bëhen bashkë

Drejtuesit e komuniteteve fetare në vend luten për shëndetin e kryepeshkopit Anastas, i cili prej disa ditësh ndodhet në gjendje kritike, në një spital...

Prej më shumë se 10 vitesh në një lidhje dashurie, zbulohet partneri i Rozana Radit

Prej shumë vitesh Rozana Radi preferon që ta mbajë jetën e saj private sa më intime. Zgjedhja duket se është e partnerit të saj,...

Inigo Martinez kërkon trofeun e parë me Barçën: “Dimë si t’i bëjmë dëm Realit”

Mbrojtësi i Barcelonës, Inigo Martinez përballet me finalen e sotme me besim të plotë, pavarësisht se përballë do të jetë Real Madridi. Ai nuk ka...

Moti i keq, bllokohet Qafë-Thana; 3 km vargu i makinave në rrugë! (Foto)

Si pasojë e reshjeve të dendura të borës probleme raportohen së fundi në Qafë Thanë, aty ku automjetet janë të bllokuara prej minutash ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV