“Liria më thërret, vdekja nuk më tund”, Ilir Meta kujton Havzi Nelën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas kryedemokratit Basha edhe presidenti Ilir Meta ka kujtuar poetin e fjalës së lirë Havzi Nela.

Meta shprehet se vargjet e poezisë së Havzi Nelës edhe sot gjëmojnë me një forcë të jashtëzakonshme për të realizuar ëndrrën e çdo shqiptari për një Shqipëri si gjithë Europa.

Presidenti thotë se komunizmi nuk do të mundë kurrë që të vrasë demokracinë, dinjitetin dhe të drejtat e njeriut.

Postimi i Ilir Metës:

Litari i xhelatëve që i shteri frymën e fundit poetit disident dhe martirit të fjalës së lirë Havzi Nela, nuk do mundë kurrë të vrasë demokracinë, dinjitetin dhe të drejtat e njeriut, si dhe ëndrrën e çdo shqiptari për një Shqipëri si gjithë Europa.
“Liria më thërret, vdekja nuk më tund”, vargjet e poezisë së Havzni Nelës edhe sot gjëmojnë me një forcë të jashtëzakonshme:

O LIRI, O VDEKJE

Nuk them se jam trim, jo as frikacak,
Thellë n’afshet e shpirtit më grafllon guximi;
Vdekja për liri nuk më tremb aspak,
S’e duron robninë zemra e nji trimi?!

Pse or pse t’kem frikë, frikë se mos po vdes?!
Oh, çfarë marrie, ndoshta faj për mue!
T’ecësh zvarrë si krimb, t’mos jesh kurrë serbes,
Kët s’ia fali vetes, kjo m’ban me u mendue.

Pse t’më dhimbset jeta, pse u dashka kursye?
Veç me përtyp bukë, me u rropatë si kalë?

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Putini, shtrëngim duarsh ‘dominues’ mbi Trumpin

Në simbolikën e samitit historik midis dy udhëheqësve në Alaska, edhe shtrëngimi i duarve mund të marrë një kuptim...

Trump zhvillon bisedë telefonike me Zelenskyn pas takimit me Putin

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, menjëherë pas takimit...

Parashikimi i motit, 16 Gusht 2025

Këtë të shtunë vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare e...

Trump vlerëson samitin: Putin është një djalë i fortë, ishte një takim shumë i ngrohtë

Presidenti amerikan Donald Trump e vlerësoi samitin e tij të ndjekur nga afër të premten me Presidentin rus Vladimir Putin me “10” nga 10...

Ndërsa Netanjahu e lë Gazën të vuajë urinë, në Izrael ka një betejë krejt tjetër

Këtu në Tel Aviv, plazhet dhe restorantet janë plot. Në këtë atmosferë shpërqendrimi, kryeministri po luan lojërat e tij të pushtetit dhe po pastron...

Lajme të tjera

Web TV