Makina bie në kanal, ndërron jetë shoferi 65-vjeçar në Vlorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident me pasojë vdekjen e një 65-vjecari ka ndodhur në Orikum.

Mësohet se makina me të cilën udhëtonte i moshuari ka rënë në kanal, duke bërë që të ndërrojë jetë në vend.

Ndërkohë, në Sazan  një person ka rrezikuar mbytjen, ndërsa rojet bregdetare janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth orës 12:10, në Orikum, në aksin rrugor kryesor si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga automjeti tip Ford dhe ka rënë në një kanal.

Si pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit shtetasi H. K., 65 vjeç, banues në Orikum, i cili ka ndërruar jetë në vend.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të akaidentit.

Rreth orës 11:40, në afërsi të ishullit të Sazanit një varkë peshkimi ka konstatuar një person që rrezikohej të mbytej, i cili po transportohet drejt Portit të Vlorës nga mjeti lundrues i Rojes Bregdetare dhe ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Është njoftuar ambulanca dhe shërbimet e tjera policore të cilat janë nisur drejt portit për marrjen e personit.

Po kryehen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Të fundit

Makina e marrë me qira del nga rruga në aksin Rroskovec-Ura Vajgurore, pesë persona…

Një automjet i marrë me qira nga disa shtetas të huaj ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në...

Donald Trump zbulon se çfarë e irriton më shumë bashkëshorten e tij: Do të kem telashe

Donald Trump i tha një grupi studentësh se gruaja e tij Melania Trump mërzitet shumë kur ai imiton njerëz të caktuar. Presidenti amerikan foli...

Pse sulmohet biznesi ushqimor?

Nga Shpetim Luku Një deklaratë e kohëve të fundit nga një e ftuar në një televizion të rëndësishëm e përmblodhi, ndoshta në mënyrë të ekzagjeruar...

2 mijë subjekteve iu rriten detyrimet, taksat vendore sqarojnë përllogaritjen dhe gjobat

Rreth 2% të totalit prej 100 mijë subjekteve aktive në Tiranë apo 2 mijë tatimpagues kanë kërkuar informacion për rivlerësimin e detyrimeve të taksave...

Lezhë/ Kandidati i Bashës: Nënkryetari i bashkisë dhe drejtori i OSHEE po blejnë vota

Mbrëmjen e së hënës janë shënuar sërish tensione mes kampeve politike në Lezhë, me pretendimin për blerje votash. Nënkryetari i bashkisë Fatjon Zefi dhe drejtori...

Lajme të tjera

Web TV