Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë.
Dy persona kanë mbetur të plagosur për shkak se motori me të cilin po udhëtonin u përplas me një trajler.
Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit në fjalë./En.Br./Fjala.al