Liga e Evropës luan sonte dy çerekfinalet e tjera, për dy biletet e fundit gjysmëfinaliste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Pasi ka luajtur të hënën dy çerekfinalet e para, veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës, luan sonte dy ndeshjet e tjera të çerekfinaleve, përballjet Volverhempton Uondërërs-Sevilja dhe Shahtjor i Donjeckut-Bazel. Trajneri i Sevijes, Lopetegi, e ka paralajmëruar skuadrën e vet për fuqinë e rivalëve anglezë. “Rivali është i jashtëzakonshëm dhe më shqetëson, – ka thënë ish-trajneri i përfaqësueses së Spanjës. – Ka futbollistë të shkëlqyeshëm, që kanë treguar qëndrueshmëri dhe vazhdueshmëri.”

“Janë skuadra që kanë shpenzuar më shumë para në futbollin botëror në dy vitet e fundit së bashku me Mançester Sitin, – ka vijuar ai. – Kanë lojtarë të nivelit të lartë, dhe një trajner që i frymëzon fort. Do ta kemi të vështirë me ta.” Ndërsa homologu i tij, trajneri Nunjo i Volverhempton Uondërërs është shprehur se Sevilja do të jetë një sfidë e madhe për ta. Por ai vlerëson momentin e mirë që po kalon skuadra e tij. “Ne jemi mirë”, – ka thënë ai.

“Është e rëndësishme që lojtarët të njohin stadiumin, fushën e lojës, detajet e vogla për ndeshjen, – ka vijuar portugezi i stolit të anglezëve. – Ne kemi garuar në Premier Ligë, në kampionatin më të vështirë në botë dhe jemi në çerekfinalen e Ligës së Evropës. Ne do të shkojmë për të fituar në përballjen me Seviljen. Megjithëse do të na mungojnë shumë tifozët tanë të zjarrtë. Sevilja është një kundërshtar shumë i vështirë, me një trajner të shkëlqyeshëm. Kjo ndeshje do të jetë një sfidë e madhe”.

Në sfidën tjetër çerekfinale do të përballen Shahtjori i Donjeckut me Bazelin. Të dyja skuadrat janë ndeshur edhe 3 herë të tjera në Kupat e Evropës me një bilanc prej dy fitoresh të ukrainasve dhe një barazim. Skuadra zvicerane nuk e ka patur sezonin e saj më të mirë këtë radhë, ndaj nuk besohet se do të jetë një rival i rrezikshëm për Shahtjorin. Megjithatë, helvetët eliminuan, madje bindshëm, në turin e 16-shes një kundërshtar të vështirë si Eintrahti i Frankfurtit.

Lexo edhe :  Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Të hënën Interi ka mundur 2-1 Bayer Leverkusen, duke kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës. Zikaltërit rikthehen në këtë fazë të veprimtarisë së dytë të klubeve të kontinentit pas 10 vitesh. Edhe Mançester Junajtid ka arritur të kalojë në gjysmëfinale, pasi ka mundur FC Kopenhagën me një gol të vetëm. Anglezët kanë vuajtur përballë danezëve, duke u kualifikuar vetëm falë një 11-metërshi të saktë të shënuar në fillim pjesës së parë të kohëve shtesë, pasi koha e rregullt u mbyll pa gola./Fjala.al

Të fundit

“Bilanci 1463 problematika”/ Rama mbledh me urgjencë deputetët dhe drejtorët e Bashkisë

Ka nisur takimi i Kryeministrit Edi Rama me deputetët dhe kandidatët për deputetë të 11 Majit, si dhe me drejtorët e...

Endrit Shabani: Gjatë fushatës, Adriatiku vendoste kush flet dhe kush jo

Kreu i Nismës Thurje, Endrit Shabani, ka folur sot lidhur me përplasjet paszgjedhore në koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” që shpërthyen rreth mandatit të vetëm...

“Do t’i caktojë vetë gjyqtarët”/ Zbulohet strategjia e Berishës: Po bën lojën e fundit

Avokati Romeo Kara thotë se ish kryeministri Sali Berisha kërkon të zvarrisë gjyqin, lidhur me dosjen “Partizani”. Në një intervistë për  një emision televiziv, Kara...

‘Edi Rama dje dhe sot, nga satelitët fantazëm tek dronët luftarakë!”

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama. Kryeministri sot tha se do...

Hungaria dhe Serbia bisedojnë me Rusinë për një naftësjellës të ri

Ministrja e Minierave dhe Energjisë e Serbisë, Dubravka Gjedoviç Handanoviç ka zhvilluar një takim më 21 korrik me zëvendësministrin rus të Energjisë, Pavel Sorokin,...

Lajme të tjera

Web TV