Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Korçë,
Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasja S. T., rreth 41 vjeçe, duke drejtuar një automjet ka përplasur shtetasin B. D., rreth 73 vjeç, banues në fshatin Ravonik, Korçë, drejtues i një biçiklete, i cili ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45, në lagjen nr. 18.
I moshuari aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës në kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
/En.Br./Fjala.al