Pjekësi i misrave dhe i biri, më të edukuar se “mbreti”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pedagogia e njohur Xhoi Jakaj ka sjellë për ndjekësit e saj një histori të vërtetë nga rrugët e Tiranës e cila i ka bërë mjaft përshtypje asaj saqë ka dashur ta ndajë dhe me të tjerët.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social ajo tregon për një burrë i cili u shërben kalimtarëve misrat e tij të pjekur, ndërsa përshtypje më të madhe i bën sjellja e djalit të tij i cili sillet aq me edukatë me babain dhe klientët.

Ndër të tjera Xhoi shkruan se “Ky shkrim është një histori e vërtet e takuar në rrugët e Tiranës, ku shpërfaqen dy medalje në të njëjtën kohë,luksi dhe varfëria,ama ata që i rrisin fëmijët me edukatën për punën një ditë bëhen më të mirë për shoqërinë e për familjen e tyre sigurisht”.

Postimi i plotë

Pjekësi i misrave dhe djali i dëgjueshëm i prindit të mirë

Aty ku unë bëj ecjen e pasdites, gjendet një personazh që pjek misra me një kujdes të jashtëzakonshëm, i rregullt, i pastër, misrin e rrotullon disa herë me mashën e tij për ta pjekur sa më mirë në sy të klientit, rradha bëhet shumë e gjatë sepse çmimin dhe shërbimin i ka perfekt. Aq sa nuk i gjen në asnjë vend në kohët që jetojmë.

Por ajo që më bëri shumë përshtypje ishte djali i tij tek të 16-tat, kur i ati e thërret në emër, ai me një delikatesë dhe urtësi që i lexohet në fytyrën e tij të njomë si misrat që ofron, e ndihmon babin duke sjellë në kohë rekord njëra pas tjetrës fletat e misrit si mbështjellëse, dhe pasi e mbështjell misrin që ia afron i ati me mashën e tij, pa e prekur me dorë e  servir te klienti që pret në radhë tërë kujdes, por e gjithsecilit që blen misra ndonëse nuk flasim e mbajmë distancën e duhur shoh një admirim të pashoq, sepse sot nuk ka shumë adoleshentë as të rinj që punojnë e ndihmojnë prindërit, me ka rastisur për shkak të profesionit si mësuese e pedadogë të dëgjoj shumë biznesmen që ankohen për fëmijët që prishin para pa hesap, dhe nuk janë as mirënjohës për djersën që ka derdhur prindi ndër vite për ti siguruar ato kushte, po të shtojmë pastaj edhe të rinjtë e politikanëve që shëtisin e lundrojnë në dete me para, por ketë rast jo me djersën e babait ose nenës politikane, por nga djersa e popullit të zhvatur nder vite bëhen një mal me të rinj në këtë vend që nuk punojnë por shpenzojnë kohën dhe paranë e tjetrit, një lloj mëlati ndaj vetes, familjes e shoqërisë.

Lexo edhe :  Primaret, premtimet, LaCivita dhe çeku 6 milion dollar

Ai djalë që ndihmonte babain e tij në pjekjen dhe shpërndarjen e misrave me krijoj një gjendje emocionale të paparë për mënyrën si e shpenzonte kohën e tij të pushimeve, sa e sa të tjerë do dëshironin që fëmija i tyre ti ngjante sadopak atij djali të mirë, aty ku shiten misrat unë zakonisht ulem dhe e shoqëroj me një birrë ose çaj të ftohtë sepse është ambient i hapur dhe zonjën që ka lokalin e njoh për shkak se fëmija i saj dikur ka studiuar te unë, dhe kur e pyeta më tha këtë hapësirë për pjekjen e misrave ia ofruam ne sepse i duhet të sigurojë lekët për librat dhe rrobat e djalit si edhe fëmijëve të tjerë se i ka me nota shumë të mira, ndaj nuk u menduam dy herë që ta lejojmë në ambintin tone pa e taksuar me qera që ti japim një mundësi punësimi, meqë shteti i cili e ka për detyrë nuk ia ofron, po e bëjmë ne nga ambienti ynë.sepse pasi i mbjell dhe i rrit misrat, me pjekjen e tyre siguron të ardhura për shkollimin e fëmijëve,ndryshe me punën që bën ajo dhe bashkëshortja nuk ia dalin dot sepse kanë punë sezonale,e ndër të tjera ajo shtoi edhe një gjest fisnik të atij njeriu punëtor, çdo natë na pyet sa ju detyrohem se me keni bërë nder të madh pasi do rregulloj fëmijët në shkollë në shtator.

Ju e dini besoj se ai shet misra për mbijetesë dhe jo për veshje të shtrenjta e as telefona të fundit për fëmijët, e aq më pak për pushime të shtrenjta e salltanete të mëdha, por për  ti rritur fëmijët me ndjesinë e punëse dhe dashurinë për shkollën e dijen.

Ky shkrim është një histori e vërtet e takuar në rrugët e Tiranës, ku shpërfaqen dy medalje në të njëjtën kohë,luksi dhe varfëria,ama ata që i rrisin fëmijët me edukatën për punën një ditë bëhen më të mirë për shoqërinë e për familjen e tyre sigurisht .

Ndaj apeli im është,mësojini sa të mundeni që të vegjël fëmijën ta dojë punën, të shpërblehet dhe motivohet kryesisht kur ka punuar vete , ose kur ka rezultate shumë të larta sepse në këtë mënyrë  duke rritur e kultivuar fëmijë të denjë i ke bërë nder vetes por edhe shoqërisë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ndeshja nuk mbaron kurrë! Interi nuk vdes kurrë, barazon në minutën e fundit

Përballja mes Interit dhe Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions League duket sikur nuk do mbarojë asnjëherë. Pas spektaklit në...

‘Buf kënete’, ‘çyryk’, Rama komenton gjuhën në fushatë: Epo, mua më mbetet satira!

Kryeministri Edi Rama flet në Report Tv edhe për tonet e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, etiketimin e Sali Berishës si buf...

Schmidt në OKB: Bosnja, në krizën më të thellë që nga Marrëveshja e Dejtonit

Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, duke paraqitur raportin gjashtëmujor para Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Bosnje,...

“Këta të PS dalin natën me makina të huaja”, Gjin Gjoni: Janë njerëz të armatosur

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN me Loneta Progni ku...

Sa mandate mendon Rama se do marrë PS? Kryeministri: Na duhet diçka tjetër…

Kryeministri Edi Rama i ftuar në Report Tv në Repolitix flet për integrimin në BE, ndërsa thekson se vetëm PS mund ta ulë Shqipërinë...

Lajme të tjera

Web TV