Xhoi Jakaj: Profili i 9 grave ministre të qeverisë Rama

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A janë në detyrën e ministres 9 gratë në qeverinë Rama për shkak të vlerave të tyre apo për shkak të numrave dhe preferencave? A janë ato ministre për shkak se zbatojnë çfarë u thotë kryeministri apo sepse kanë integritet? Xhoi Jakaj bën profilin politik dhe jep përcaktime për secilën nga gratë e kabientit.

-Është historike që qeveria Rama ka në kabinet 9 ministre gra dhe 6 ministra burra. Çfarë domethënie ka kjo?

-Qeverinë 2 të Ramës mund ta konsiderojmë qeveria e grave. Mua nuk më vjen keq që ka gra në qeveri.  

-Unë do doja të thoshit disa fjalë për secilën nga ato. Dy fjalë për Ogerta Manastirliun.

– Një zonjë që për mendimin tim i jep më shumë peshë punës, fjalës sesa pamjes.

-Elva Margariti, ministre e Kulturës?

-E kundërta e Ogertës. Për mendimin tim i kushton më tepër rëndësi dukjes sesa punës dhe fjalës. 

-Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës?

-Një zonjë që nuk ka peshën e pozicionit në të cilën ndodhet aktualisht.

-Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin?

-Një personazh karizmatik që bën mirë rolin e zëdhënëses së kryeministrit.

-Anila Denaj, ministre e Financave?

-Një zonjë e mençur që e njeh mirë ekonominë dhe në mendimin tim e bën më mirë se paraardhësi i saj burrë.

-Olta Xhaçka ministre e Jashtme?

-Kam pasur një lloj simpatie për të në të gjitha etapat e saj. Mendoj që është një grua e cila nëse uk do kishte një kryeministër shumë të ashpër i cili do i delegonte më shumë pushtet, do bënte shumë herë më shumë punë.

-Evis Kushi, ministre e Arsimit?

-Është një kolege që mund të bënte punën e një dekani, por për ministre të Arsimit duhet shumë vuklnet, shumë këllqe.

-Milva Ekonomi ministre e Bujqësisë?

-Nuk kam ndonjë koment konkret për të. Njeh mirë shifrat dhe është kapacitet në ekonomi, por të shohim se çfarë do bëjë në krye të këtij dikasteri.

-Etilda Gjonaj ministre e Drejtësisë?

-Etilda ka lindur dhe ka jetuar deri në moshën 9-vjeçare në Pukë. Një nga drejtorat e parë që largo inga sistemi kam qenë unë. Një grua simpatike që e ka shumë të vështirë të dalë nga korniza e kryeministrit. Çfarë thotë kryeministri, çfarë thotë partia e zbaton me përpikmëri./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

‘Kurthi’ i SHBA-BE kundër liderëve politikë shqiptar për t’i nxjerrë nga skena politike

Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka komentuar situatën politike në vend. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Spahiu...

Disa norma sjelljeje që duhet t’u mësohen fëmijëve

Nëse kthejmë kokën rrotull për të parë përditshmërinë mes punës, kolegëve, të afërmve, le ta pranojmë që ka shumë doza vrazhdësie dhe mënyra sjelljeje...

Skemë tjetër pensionesh, do të paguhen më shumë ata që jetojnë në zonat rurale

Ish-ministrja dhe deputetja e mazhorancës, Milva Ekonomi ka dhënë detaje të reja për pensionistët. Ajo thotë se qeveria ka menduar një skemë të re...

Shkak procesi i vettingut, KPK merr vendimin për prokurorin e njohur

Procesi i vettingut vijon të pastrojë nga radhët e drejtësisë, prokurorë dhe gjyqtarë të cilët kanë probleme me ligjin. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK)...

Robert Berisha rrëfen planet për një dasmë të dytë

Së fundmi, Robert Berisha nuk është kursyer me detajet nga lidhja e tij më e re. Në një intervistë ai tregoi se si është njohur...

Lajme të tjera

Web TV