“Rashë gati 6 kg brenda 21 ditë”, Nora Malaj tregon 3 javët e vështira që kaloi me virusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj në një lidhje live me ‘News 24’ tregon se është prekur nga COVID 19 dhe se për 3 javë ka luftuar me këtë virus.

Gjatë lidhjes shihet ndryshimi drastik që ajo ka pësuar në pamje. Malaj pranoi se përveç problemeve shëndetësore ka rënë edhe 6 kg në 21 ditët e betejës me COVID 19.

Politikania e njohur u shpreh se fillimisht mendonte që ishte prekur nga gripi, por skaneri ka treguar që po kalonte virusin.

“Kam kaluar tre javë jo të lehta…Se dija që ishte covid, mendova që ishte ftohje. E ndjeva veten të dobët, kisha temperaturë dhe kollë. Bisedova pastaj me mjekun Pipero, u alarmua edhe ai për shkak të diabetit që e kam pak të agravuar. Bëra disa analiza, u konstatua që ishte korona. Skaneri e përcaktoi përfundimisht se kisha arritur kulminacionin në ditën e 5-të”,- tregoi Malaj.

Ish-deputetja tha po ashtu se nga COVID 19 u prek edhe bashkëshorti. “E mori edhe im shoq nga unë. Ai e pati në dozë më të lehtë, unë e kisha më të vështirë se më rritej edhe diabeti.

Djersinim pafund të dy. Kam marrë hollues gjaku për ta përballuar, më ka lënë disa probleme edhe tek sytë, por edhe në rrugët urinare. Rashë gati 6 kg brenda 21 ditëve”,- tregoi ajo ndër të tjera./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Ai që goditi kamarierin, fshehu aksidentin ku gruaja mbeti e paralizuar”

Një ngjarje e rëndë tronditi ditë më parë jo vetëm qytetin bregdetar të Vlorës, por gjithë opinionin publik shqiptar,...

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë, për naftën ruse jep paralajmërimin!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi më 30 korrik se do të vendosë një tarifë prej 25 për qind ndaj mallrave nga...

“Dua të shkoj vetëm te Milani”, lojtari shqiptar i jep ultimatum klubit

Telenovela Jashari-Milan duket se do të zgjasë më tepër nga sa pritet, e do të na shoqërojë përgjatë gjithë kësaj vere. Kur u duk se...

Makina përplaset me murin, dy të plagosur në Fier

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Cakran–Gorishovë, në afërsi të fshatit Vreshtas, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është...

U mor me parametra zero, Juventusi prezanton sulmuesin që premton 25 gola!

Jonathan David është zyrtarisht sulmuesi më i ri i Juventusit dhe sot ka dhënë konferencën e tij të parë për shtyp. I veshur me...

Lajme të tjera

Web TV