Pas një letërporosie nga autoritetet holandeze, SPAK kërkon konfiskimin e 6 personave të përfshirë në trafik droge me Holandën.
Bëhet fjalë për Ilirjan Memiat, Valentin Selajt, Florenc Gurit, Erion Kolecit, Jorgo Wajtaszczyk dhe Ded Pjetrit.
Por njëri prej tyre, Valentin Selaj është një emër i njohur. Ai u bë pjesë e kronikave në lajme kur u arrestua për drogë në Itali dhe për shkak të lidhjes së dashurisë me një nga bukuroshet e ekranit, Viola Spiron.
Kujtojmë që në nëntor të 2017, Valentin Selaj u arrestua gjatë një operacioni antidrogë në Firence, ku u cilësua si koka e trafikut të kokainës dhe heroinës nga Holanda në Itali dhe shfrytëzim prostitucioni.
Emri i tij atë kohë u publikua nga gazeta italiane “La Nazione”, duke u etiketuar “Zoti i drogës” dhe kreun e një bande mjaft të fuqishme ndërkombëtare, që sillte kokainë nga Amerika Latine në Firence, nëpërmjet Holandës.
Gazeta italiane ‘La Nazione’ ka publikuar emrin dhe foton e shqiptarit Selaj, së bashku me të dashurën e tij Viola Spiro.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Valentin Selaj dhe personat e lidhur me të Valentin Vasil Selaj, Vasil Gjergj Selaj, (babai i Valentinit), Leze Kolë Selaj, (nëna e Valentinit) dhe Aleks Vasil Selaj alias Ardian Vasil Selaj, (vëllai Valentinit), kanë në Shqipëri disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme që janë banesa, troje, toka bujqësore, llogari bankare dhe mjete motorike.
Mbështetur në faktet e lartpërmendura, aktivitetin e dyshuar kriminal te shtetasit Valentin Vasil Selaj në Hollandë, mungesa e të ardhurave të ligjshme në Shqipëri dhe jashtë saj për shtetasit Vasil Selaj, Leze Selaj dhe Aleks Selaj, si dhe pasuritë e konsiderueshme të paluajtshme dhe luajtshme dhe investime që kanë në pronësi këta shtetas lindin dyshime të arsyeshme se këto pasuri janë si produkt i aktivitetit kriminal./Bl.Ba/Fjala.al