Të shtëna me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump ndërpret konferencën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Pati të shtëna me armë zjarri dhe dikush mbeti i plagosur. Nuk e di gjendjen e tij”. Është kjo deklarata e Presidentit amerikan Donald Trump, pak minuta pasi ndërpreu konferencën e kësaj të hëne nga Shtëpia e Bardhë.

Trump e kishte nisur konferencën me gazetarët prej pak minutash, kur një agjent i sigurisë iu afrua dhe e largoi nga salla.

Pak çaste më vonë, Presidenti amerikan u rikthye në podium dhe ju tha gazetarëve se e nxorën nga salla pasi jashtë Shtëpisë së Bardhë kishte pasur të shtëna.

“Dua të falënderoj shërbimet sekrete që reaguan në mënyrë të shpejtë dhe efikase”, tha Trump.

Të shtënat ndodhën mes 17th dhe Pennsylvania Avenue NW, jo shumë larg Shtëpisë së Bardhë dhe pranë Lafayette Park.

Duke iu përgjigjur gazetarëve të pranishëm, Trump tha se nuk u dërgua në bunkerin poshtë Shtëpisë së Bardhë, por në studion e tij ovale.

Presidenti u pyet edhe nëse ndihej i tronditur por tha se, “Nuk e di, dukem i tronditur?”

Më tej shtoi se ndihet shumë i sigurt me shërbimet sekrete, duke i cilësuar si njerëz fantastikë, për të siguruar më tej se gjithçka ndodhet nën kontroll./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV